Me dy golat e Shalës u duke se shkuam pranë fitores, mirëpo në fund Kehinde me dy penalti (e dyta inekzistente) i dha një pikë Gostivarit.
SHKËNDIJA – GOSTIVARI 2:2 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Shala 37’ dhe 69’ (Shkëndija), ndërsa Kehinde 86’ pen. dhe 90’+1 (Gostivari)
Arbitër: Marjan Mladenovski (Shkup)
Karton i kuq: R. Ramadani 90’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Taleski, Rexhepi, R. Ramadani, Cake (c), Çinari (Krstevski 84’), Krasniqi, Shala (Webster 84’), Aganspahiç (Ademi 75’), Kocev, Meliçi (Adili 75’), Qaka (F. Ramadani 90’+4).
Trajner: Jeton Beqiri
GOSTIVARI: Ersu, Abdulla, Kehinde, Ivanovski (Slishkoviq 62’), Takahara, Alhassan (Timovski 84’), Miesner, Potuk (c), Jonus (Kalkan 72’), Dervishi (Ajdini 72’), Atiemven.
Trajner: Atalan Ismail
Shkëndija ndalet me barazim 2:2 nga Gostivari në duelin e xhiros së 20-të të LPFM në një ndeshje që hudhëhiqnim 2:0 me golat e Shalës. Mirëpo në minutat e fundit Gostivari realizon dy herë me penalti përmes Kehindes, me 11 metërshin e dytë të dhënë në mënyrë skandaloze nga arbitri kryesor Marjan Mladenovski, që për më shumë nxori nga loja me të kuq Reshat Ramadanin edhe pse fauli nuk ekzistonte.
Trajneri Beqiri e nisi ndeshjen me Taleskin në portë, Kocev e Rexhepi në krahët e mbrotjes, ndërsa qendra e repartit defanziv i’u besua sërish Cakes që në mungesë të Totres e Ditës (pezullime me kartona) mbante shiritin e kapitenit dhe 18-të vjeçarit Meliqi që sërish zhvilloi super ndeshje. Reshat Ramadani u rreshtua si mesfushor i fundit bashkë me Qakë, para tyre ishte Krasniqi, në krahët e sulmit Çinari e Shala, ndërsa më i avansuar ishte Aganspahiç.
Minutat e para folën për miqtë që tentuan të vendosen lartë përpara, por Shkëndija menaxhoi sulmet fillestare, derisa në anën tjetër u kanos dy herë me Shalën, kur traversa shpëtoi mitë. Në anën tjetër edhe Taleski kishte fat kur shtylla ishte aleate e tij, pasi miqtë kombinuan saktë pas një ndërprerrje. Pas 20 minutave të para, Shkëndija vendosi autoritet në fushë dhe kërkonte golin me akisone të ndërtuara nga mesfusha, por ndryshimi do të vinte me gol nga distanca. Shala pa hapsirë para zonës derisa vendosi të shkarkonte të djathtën e tij që u ndal në cepin e portës për epërsi 1:0. Gol spektakolar dhe delirium në tribuna ku të pranishëm kishim numër bukur të madh të spektatorëve. Në fund të pjesës së parë Shala kishte tjetër mundësi pas asistit të Aganspahiçit, mirëpo Abdulla shpëtoi gol të sigurtë nga vija e portës.
Gostivari provoi në të dytën të del para, por Shkëndija menaxhonte lojën sigurtë, derisa në minutën e 69-të aksioni i Çinarit dhe Krasniqit sollën shans për Shalën që realizoi për 2:0. Dy trajnerët u futën në seri zëvendësimesh, Shkëndija disa herë shkoi pranë golit të tretë dhe dukej sikur fati i ndeshjes kishte epilog. Fatkeqësisht për kuqezinjtë, në minutën e 86-të u hap ndeshja kur Kehinde nga penaltia zbuti rezultatin në 2:1, derisa gjërat shkuan edhe më keq kur në minutën e 90-të arbitri Mladenovski me arrogancë të paparë shpik një tjetër penalti, sipas tij për faul të Reshat Ramadanit, duke e larguar këtë nga loja me të kuq. Kehinde nuk i thotë jo kësaj dhurate dhe me saktësi shënon për barazim 2:2.
Ndeshja e radhës
Javën e ardhshme xhiroja e 21-të Shkëndijën e sheh si vendase të Vardarit në Tetovë.
Shkëndija-Vardari 03.03.2024