Dominimi dhe shanset e krijuara mbeten pa shfrytëzuar, për ndarje të pikëve në transfertën me Brerën.
AP BRERA – SHKËNDIJA 0:0
Stadiumi “Kukush” në Turnovë/Strumicë
Golashënues: /
Arbitër: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
AP BRERA: Allçevski (c), Ristevski, Rufati, Stameniq (Ibrahim 68’), Cvetanovski, Ivkoviq, Antonio, Mato (Milovanoviq 58’), Jankulov, Arizankoski (Gjorgievski 46’), De Paula.
Trajner: Bojan Krul
SHKËNDIJA: Taleski, Velija, Meliqi (Adili 88’), Dita, Webster, Qaka (F. Ramadani 83’), Totre (c), Krasniqi (Jakupi 88’) Çinari, Shala, Aganspahiç (Krstevski 66’).
Trajner: Jeton Beqiri
Kuqezinjtë kanë barazuar 0:0 me AP Brera në Turnovë të Strumicës në një ndeshje ku shpërdoruam shanse të shumta, kryesisht në pjesën e parë.
Me disa mungesa të rëndësishme, trajneri Beqiri në qendër të mbrojtjes la Ditën dhe të riu Meliqi, derisa krahët e defanzivës i mbulonin Webster dhe Velija. Totre, Qaka e Krasniqi mbajtën mesfushën, prapa treshes së sulmit, Çinari, Shala e Aganspahiç.
Shkëndija e nisi ndeshjen me shumë autoritet dhe pjesa e parë mundej e duhej të ishte mbyllur me disa gola në rrjetën vendase. Fatkeqësisht, Aganspahiç në tre raste nuk realizoi nga pozicione ideale, Rufati i vendasve një herë shpëtoi nga vija e portës tentimin e boshnjakut, derisa në disa momente defanziva vendase shpëtonte me intervenime deçizive kur dukej se Shkëndija i afrohej epërsisë. Para pauzës Krasniqi gjuajti drejtë në portierin vendas në një aksion kur kishte edhe tjera zgjidhje, derisa goditjen e parë në kuadrat vendasit e sollën në çastet e fundit kur Taleski kontrolloi tentimin e Ivkoviqit.
Starti i pjesës së dytë na nxori në super mundësi për të avansuar kur Totre përfiton nga gabimi i vendasve, mirëpo kërkoi të parabolojë portierin duke çuar topin mbi traversë. Brera në pjesën e dytë me disa zëvendësime freskoi formacionin dhe kërkoi të dalë para, derisa Shkëndija u kanos me Krasniqin nga gjuajtja e lirë por topi devijohet në këndore. Minuta e 78-të solli dy mundësi të mira për dy ekipet. Fillimisht Taleski kontrollon tentimin e Ivkoviqit, derisa në anën tjetër e djathta e Çinarit gjeti të gatshëm portierin Alçevski. Në fund të ndeshjes ishin me fat kur fillimisht traversa na shpëton nga negativa, derisa pak më vonë u gjendëm mirë duke pastruar një rëmujë para portës së Taleskit.
Ndeshja e radhës
Të dielën luhen luhen ndeshjet e xhiros së 23-të dhe Shkëndija si vendase përballet me Voska Sport.
Shkëndija-Voska Sport 10.03.2024