-
A 2:2
- |||, 2019/20, Kupa e Maqedonisë
- 2020-03-04 14:00
- Shkup
Kualifikohemi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi skuadra menaxhoi të eliminojë Rabotniçkin. Barazimi 2:2 në Shkup nënkupton kualifikim falë golave të shënuar si mysafir, pasi ndeshja e parë në Tetovë ishte mbyllur 1:1.
- Shkëndija kalon në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut
- Pasi në Tetovë rezultati ishte 1:1, sot barazuam 2:2 jasht me Rabotniçkin
- Nafiu dhe B. Ibraimi shënuan golat për kuqezinjtë, i dyti ishte kryevepër
- Vendasit barazonin me Jevtoskin e Krstovskin, por 2:2 kualifikon kuqezinjtë
- Kundërshtari për në gjysmëfinale mësohet në shortin e ditës së enjte
Shkëndija bën detyrën me sukses edhe në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ku skuadra ka menaxhuar kualifikim në fazën gjysmëfinale. Pas barazimit 1:1 në Tetovë, kuqezinjtë dominuan sfidën e kthimit të 1/4 së finales në Shkup me Rabotniçkin, ndërsa barazimi 2:2 nënkupton kualifikim me përparësinë e më shumë golave të shënuar në cilësi të mysafirit.
Ashtu si që kishte paralajmëruar për rotacione në drejtim të menaxhimit të ngarkesës së lojtarëve për orarin e ngjeshur që na pret në vijim, trajneri Gjoka në sfidën e sotme nuk kishte grumbulluar fare Micin, Totren, A. Ibraimin dhe Dallkun, ndërsa në pankinë u lanë portieri Zahov, pastaj kapiteni B. Ibraimi, Murati dhe Imeri që ndeshjet paraprake ishin të rregullt në formacion. Porta i’u besua Bekim Rexhepit, Zejnullai zuri vendin e tij në mefushë, ndërsa nga katër mbrojtës vetëm Krivak ishte nga formacionet paraprake, kurse shans morën Neziri (luajti edhe kundër Makedonija Gj.P.), Sadriu dhe Merxhani.
Ndeshja nisi me ritëm të qetë dhe dy ekipet që në 30 minutat e para sollën nga një kanosje, që ishte shumë pak për ndryshim. Gjithsesi Shkëndija gjeti epërsinë në minutën e 37-të kur Zejnullai e Merxhani kombinojnë bukur në të majtë, ndërsa asisti i të fundit shfrytëzohet nga Valmir Nafiu që shënon për 1:0.
Pjesën e dytë e nisëm më mirë dhe vetëm shkaku i mungesës së fatit sportiv nuk gjetëm golin e dytë, kur fillimisht plasimi i Alimit ndalet në shtyllë, ndërsa pak më vonë e majta e Ahmedit nuk gjen kuadrantin. Në anën tjetër portieri Rexhepi shfaqet me një pritje të bukur, derisa lëshojmë rast tjetër me Imerin që nuk shfrytëzon asistin e Ahmedit. Ndëshkimi erdhi në minutën e 72-të kur vendasit fitojnë penalti dhe me anë të Jevtoskit nivelizojnë rezultatin. Mirëpo Shkëndija reagon shpejt dhe në minutën e 75-të vetëm disa sekonda pas inkuadrimit në lojë, Besart Ibraimi prodhon një goditje spektakulare për epërsi 2:1 të kuqezinjëve. Pranë golit të tretë shkuam me Neton goditja e të cilit ndalet në shtyllë dhe kur humbëm edhe mundësi të tjera për 3:1, ndëshkimi erdhi pesë minuta para pauzës kur Krstovski barazoi rezultatin në 2:2. Pak më vonë rezikuam të ndëshkohemi kur Petkovski ishte në shans të 100%, por me super pritje shfaqet Bekim Rexhepi që ruan rezultatin dhe kualifikimin.
Kundërshtarin për fazën gjysmëfinale do ta mësojmë të enjten kur në hapsirat e FFM-së hidhet shorti për çiftet e fazës së 1/2 së finales së Kupës.
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 2:2 (0:1)
Stadiumi ‘Todor Proeski’ në Shkup
Shikues: /
Arbitër: Vasko Mavrov
Golashënues: Jevtoski pen. 72’ dhe Krstovski 85’ (Rabotniçki), ndërsa Nafiu 37’ dhe B. Ibraimi 75’ (Shkëndija)
RABOTNIÇKI: Jankov, Velkovski, Gjorgjeviq, Petkovski, Jevtoski, Toshevski, Siljanovski (c), Stojkov (Pecov 45’), Herera, Tosheski (Krstovski 55’), Sharkoski (Alomeroviq 55’).
Trajner: Ratko Dostaniq
SHKËNDIJA: Rexhepi, Alimi, Fazli, Ahmedi (B. Ibraimi 74’), Radeski (Neto 74’), Sadriu, Zejnullai, Krivak, Merxhani, Nafiu (Imeri 64’), Neziri (c).
Trajner: Ernest Gjoka