Shkëndija nderon qytetin e alfabetit të gjuhës shqipe, pasi mund bindshëm Pelisterin dhe bën të vetin rekordin e startit më të mirë të një skuadre pas raundit të parë në historinë e futbollit të Maqedonisë. Paraqitje me klas në Manastir dhe fitore me dy golat e Hasanit dhe një realizim të Juniorit.
Shkëndija solli start perfekt kur gjeti epërsinë pas vetëm tre minutave lojë. Vendasit tentonin të imonojnë lojë sulmuese, ndërsa “kuqezinjtë” sjellin kundërsulm perfekt, Junior me asist të bukur nxjer të vetmuar para portës Hasanin, ndërsa kapiteni nuk fal të këtilla raste dhe me qetësi plason për epërsi 0:1. Zhbllokimi i rezultatit solli sulme më intenzive dhe në minutën e 13-të vendasit shpëtojnë me shumë fat kur fillimisht goditja e Ibraimit pasi kalon portierin pastrohet nga vija e portës, ndërsa disa sekonda më vonë Jovanovski mbron bukur tentimin e Alimit. Shkëndija kishte dominim të plotë në pjesën e parë duke humbur raste të shumta për të shënuar. Pelisteri nuk arrinte të gjejë mënyrë për të reaguar dhe gjatë gjithë pjesës së parë u kanos vetëm dy herë. Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 39-të kur Todorovski me diagonale të saktë shërben për Hasanin, i cili pasi pranon topin me gjoks parabolon bukur Jovanovskin duke çuar shifrat në 0:2. Në pjesën e dytë Shkëndija kontrollonte lojën dhe humbi disa raste, ndërsa Pelisteri mundohej të kthehet në lojë. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 72-të kur Ibraimi pasi depërton në të djathtë asiston para portës ku Junior shënon për të ngritur epërsinë në 0:3. Rezultati i thellë solli lëshim koncentrimi dhe vendasit në të 74-ën me anë të Cvetanovskit zbusin shifrat në 1:3. Mirëpo kjo ishte e tëra që mundën të bëjnë futbollistët e Pelisterit, pasi Shkëndija kishte kontroll të plotë në terren dhe pa problem arkëtuan tre pikë që sjellin rekord në futbollin e Maqedonisë. “Kuqezinjtë” pas raundit të parë janë liderë të renditjes në LPFM me 25 pikë të tubuara që janë rekord absolut në historinë e futbollit të Maqedonisë. Shkëndija ka ecuri prej 8 fitoreve dhe vetëm një barazimi në 9-të xhirot e etapës së parë në elitën e futbollit vendor.
PELISTERI-SHKËNDIJA 1:3 (0:2)
Stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir
Shikues: 2 000
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Artbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Delegat: Igor Frangovski
Golashënues: Cvetanovski 74′ (Pelister), ndërsa Hasani 3′ e 39′ dhe Junior 72′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Todorovski dhe Popzllatanov (Pelisteri)
Karton i kuq: /
PELISTERI: Jovanovski, Toshevski, Todorovski, Silva (Trifunovski 46′), Milenkovski, Kovaçev, Popzllatanov, Peev, Cvetanovski, Petrov (Kuajnor 35′), Iliev.
Trajner: Srgjan Zaharievski
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Fazllaguç 90’+), Cuculi, Ibraimi, Totre, Hasani, Murati, Junior (Abdurahimi 89′), Emini (Radeski 78′), Todorovski.
Trajner: Qatip Osmani