Dueli i xhiros së 21 në LPFMV ndërmjet Rabotniçkit nuk sjell gola dhe ekipet marrin nga një pikë pranë barazimit 0:0.
• Shkëndija ndalet me barazim pa gola në transfertën me Rabotniçkin
• Dy ekipet prodhuan disa raste, por të pamjaftueshme për gol
• Ndeshjen e radhës e luajmë të dielën kundër Renovës në Tetovë
Pas dy fitoreve të para kuqezinjtë ndalen me barazim pa gola në transfertën me Rabotniçkin në kuadër të xhiros së 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Takimi në Shkup nisi me iniciativë të vendasve që ushtronin presion dhe kërkonin epërsi të shpejtë, mirëpo kuqezinjtë arritën të amortizojnë si duhet sulmet në momente shumë insistuese të Rabotniçkit. Prelçec në minutën e 18-të solli goditjen e parë në kuadrat, por pa shqetësuar seriozisht Zahovin, kurse një minutë më vonë Doriev gjendet në shans, por shkon në kënd të vdekur në momentin që kaloi portierin dhe gjuajtja e tij shëtiti horizontalisht me vijën e portës pa asnjë mundësi të merr drejtimin e kërkuar. Ngadalë Shkëndija qetësoi lojën dhe doli përpara dhe në minutën e 24-t sollëm kanosjen e radhës. Elezi nuk reagon mirë pas harkimit të Paviç-it, ndërsa në vazhdim Doriev krijon hapsirë për goditje, por e djathta e tij devijohet në këndore. Në minutën e fundit të pjesës së parë nga një mundësi në dy anët, fillmisht Todorovski nuk shfrytëzon një dalje të gabuar të Zahovit dhe çon topin mbi portë, ndërsa në anën tjetër portieri vendas Jankov në dy kohë kontrollon të djathtën e Ditës.
Pa gola pas pjesës së parë.
#RabotnickiShkëndijaPosted by KF Shkëndija on Wednesday, March 3, 2021
Pjesa e dytë solli ndërhyrje të trajnerit Gjoka në formacion kur Qaka e Nafiu zunë vendet e Elezit dhe Zejnullait, mirëpo kanosjen e parë e solli Rabotniçki kur Luka Stankovski nuk gjen portën nga një pozitë shumë ideale në minutën e 49-të. Loja në minutat në vazhdim nuk solli shumë aksion, vendasit kishin dominim të lehtë, por pa ndonjë seriozitet para portës tonë, ndërsa kuqezinjtë arritën të dalin para më konkretisht në minutën e 73-të kur e djathta e Alimit ndalet nga Jankov.
Gjashtë minuta më vonë Alimi harkon nga gjuajtja e lirë, ndërsa goditja me kokë nga Dita kontrollohet nga portieri vendas. Tre minuta para fundit Da Silva shkon pranë golit kur godet me kokë fare pranë portës, pasi Alimi e shërben mirë me top nga gjuajtja e lirë. Në minutën e 90-të duhej intervenim i bukur nga Zahov për të ndalur të djathtën e fortë të Petkovskit. Në fund skuadrat u ndanë me rrjeta të paprekura duke ndarë nga një pikë nga ky takim.
Barazojmë pa gola me Rabotniçkin.
#RabotnickiShkëndijaPosted by KF Shkëndija on Wednesday, March 3, 2021
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 0:0
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Golashënues: /
RABOTNIÇKI: Jankov, Gjorgjeviq, Todorovski (Petkovski 85′), Siljanovski (c), Risteski, Ristovski, Prelçec (M. Stankovski 73′), Stojkoski (Llazarov 79′), Grozdanoski, Maksimov, L. Stankovski.
Trajner: Aleksandar Vllaho
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Neziri, Bejtullai (c), Paviç, Dita, Alimi, Zejnullai (Qaka 46′), Elezi (Nafiu 46′), Doriev (Da Silva 71′), Ibraimi (Hebaj 84′).
Trajner: Ernest Gjoka