-
A 0:0
- Attendancepen. 4-2
- ||, |||, 2020/21, Kupa e Maqedonisë
- 2020-11-25 13:00
- Kratovë
Shkëndija del jashta Kupës së vendit pasi mundemi 4:2 me penalti në fushë të Sileksit, pasi 90-të minutat e rregullta përfunduan 0:0.
- Sileksi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së vendit
- Ndeshja mbyllet 0:0, vendasit që fitojnë 4:2 me penalti
- Kuqezinjtë tani kthejnë vëmendjen kah kampionati
Kuqezinjtë përfundojnë edicionin e sivjetshëm të Kupës së vendit, pasi dalim të mundur me penalti nga transferta me Sileksin. Barazimi pa gola në Kratovë nuk dha fitues dhe duke ditur se këtë vit gara e Kupës nuk ka ndeshje vajtje-ardhje skuadra që do kalonte më tej duhej të vendoset përmes egzekutimit të penaltive ku më me fat ishin vendasit që fituan me shifrat 4:2. Me disa mungesa në formacion dhe me ndryshime në 11-she Shkëndija nisi mirë takimin dhe pa kaluar 60-të sekonda Dita sjell kanosjen e parë kur e djathta e tij devijohet në këndore. Pasoi lojë e balansuar dhe në pjesën e parë vendasit sollën dy kanosje në minutat 32 dhe 43, mirëpo në dy raste intervenon mirë portieri Rexhepi. Në fund të pjesës së parë kërcnojmë me Nafiun, por ky rast përfunon me rivënie këndore për tanët.
Pa gola pas pjesës së parë në Kratovë
#SileksShkëndijaPosted by KF Shkëndija on Wednesday, November 25, 2020
Pjesa e dytë solli një Shkëndijë më aktive, ndërsa trajneri Gjoka përforcoi ofenzivën me inkuadrimin e Besart Ibraimit dhe Ennur Totres. Kishim disa kansoje dhe depërtime kryesisht nga krahët, por pa sukses, ndërsa kansojen më konkrete në drejtim të portës e kishim në minutën e 89-të kur e majta e Ibraimit kontrollohet nga portieri Trajkovski.
Pa gola për 90-të minuta dhe me ndeshje teke fituesi duhej të vendoset me penalti ku vendasit ruajtën qetësinë dhe fituan. Ristov realizoi penaltinë e parë, ndërsa tentimi i Totres ndalet nga Trajkovski. Në serinë e dytë portieri ynë Rexhepi ndali goditjen e Drashkoviqit dhe kur Nafiu shënoi rezultati pas dy serive ishte 1:1. Në serinë e tretë Kostovski realizoi, ndërsa portieri vendas lexoi Ibraimin për 2:1 për Sileksin. Në serinë e katërt të saktë ishin Serafimovski dhe Dita për 3:2, ndërsa fitoren e vendasve e vulosi Karçevski për 4:2, duke mos i dhënë shans të gjuajë Bejtullait në serinë e pestë.
“Për hirë të vërtetës më erdhi keq që dalim nga Kupa, sepse mendova se skuadra mund ta fitonte ndeshjen brënda 90-të minutave. Por sigurisht se kishim edhe shumë ndryshime sepse nuk mund ta përballojmë dot gjithmonë me formacionin e parë dhe u dhamë mundësi edhe 6 lojtarëve që nuk kanë patur shumë minutazhë. Nuk arritëm të shënojmë gol në 90-të minuta, u munduam, krijuam mundësi por nuk arritëm dot te goli. Penaltitë janë çështje fati, huqën dy lojtarë që janë më të saktë nga penaltia”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Ernest Gjoka.
SILEKSI-SHKËNDIJA 0:0 (4:2 penalti)
Stadiumi i qytetit në Kratovë
Arbitër: Marjan Markoski (Ohër)
Golashënues: /
Penalti: Realizuan – Ristov, Kostovski, Serafimovski dhe Karçeski, huqi – Drashkoviq (Sileksi), ndërsa realizuan – Nafiu dhe Dita, huqën – Totre dhe Ibraimi (Shkëndija)
SILEKSI: Trajkovski, Drashkoviq, Grozdanovski, Kostovski, Serafimovski, Mustafov, Ristov, Timovski, Neshovski, Karçeski, Tanturovski (Gjuriq 78’).
Trajner: Goran Simov
SHKËNDIJA: Rexhepi, Paviç, Mexhiti, Bejtullai (c), Sadriu, Es Sahal (Ibraimi 58’), Ahmedi (Elezi 45’), Ramadani (Totre 58’), Nafiu, Zejnullai, Dita.
Trajner: Ernest Gjoka