-
H 0:2
- |, ||, |||, Antalya TC 2023
- 2023-01-31 13:00
- Antalia
Shkëndija ka zhvilluar edhe testin e dytë në përgatitjes në Antalia të Turqisë, duke kërkuar ndërtimin e lojës përballë ekipit cilësorë të CSKA 1948. Bullgarët fituan 2:0 me nga një gol në tw dyja pjesët, derisa kuqezinjtë dominuan fraksionin e dytë, por pa mundur të barazojnë.
Shkëndija len prapa një ndeshje të fortë kontrolluese përballë anëtarit të elitës së futbollit të Bullgarisë, CSKA 1948 nga Sofje. Formacioni cilësorë i një prej ekipeve me buxhet më të lartë në Bullgari e rajon ishte test shumë i mirë për kuqezinjtë, që në momente të caktuara të pjesës së dytë dominuan lojën dhe humbën mundësi për të barazuar. Trajneri Qatip Osmani ndeshjen e nisi me formacion ndryshe në raport me takimin e parë kontrollues me Mura-n e Sllovenisë, duke u dhënë shans nga fillimi Totres e Çinarit.
Ndeshja nisi keq për tanët, pasi bullgarët avansuan në aksionin e parë më serioz të ndeshjes. Reparti ofenziv i CSKA 1948 u tregua i efektiv në tranzicion, duke ndërtuar aksion të shpejtë në krahun e majtë, ndërsa harkimi i Kirilovit në zonë gjeti të pambuluar Bastunovin që me kokë realizon për epërsi 1:0. Shkëndija provoi të përgjigjet, por hasi në një rival të fortë e të karikuar mirë në mbulimin e hapsirave para portës së tyre. Bejtullai në minutën e 17-të provoi me kokë, por tentimi i tij u bllokua, ndërsa tre minuta më vonë Çinari lëshoi një të majtë të fortë nga distanca, por pa mundur të gjejë kuadratin. Në anën tjetër sulmet e bullgarëve në momente sollën mundësi shënimi, por Zahov deri në fund të pjesës së parë arriti të prodhojë disa intervenime të suksesshme. Pak para pazuës shkaku i lëndimit lojën e lëshoi Doriev, me shpresë se dëmtimi nuk do të jetë i natyrës serioze.
Fillimin e pjesës së dytë trajneri Osmani e nisi me 7-të zëvendësime, derisa nga pjesa e parë vazhduan vetëm Hasani, Zahov, Bejtullai e Murati. Kjo bëri që kuqezinjtë të jenë më aktivë dhe të imponojnë dominim në terren, e si rrjedhoi vinin edhe kansojet drejt portës së CSKA 1948. Pikërisht kapiteni Hasani do të inspironte sulmin e parë në fraksionin e dytë kur në minutën e 52-të shërbeu para zonës për sulmuesin e posainkuadruar, Milev, mirëpo goditja e bullgarit ishte qendrore dhe nuk shqetësoi seriozisht portierin kundërshtar. Pak më vonë provoi gjuatjen e tij Hasani, mirëpo lartë mbi portë. Në minutën e 66-të Shala prodhon kundërsulm të shpejtë duke depërtuar bukur në zonë, mirëpo në momentin që duhej të zgjedh ndërmjet tre bashkëlojtarëve që i kishte në poita ideale për tu shërbyer, ai drejton topin keq direkt në këmbët e mbrojtësit të CSKA 1948 duke humbur mundësi serioze për të barazuar rezultatin. Dënimi erdhi në minutën e 82-të kur pas një harkimi nga këndi, Marin nuk u mbulua në zonë dhe pa vështirësi nga afërsia shënoi për 2:0. Deri në fund nuk pati ndryshim kështu që takimi u mbyll me fitore të skuadrës bullgare, por me dy trajnerët të kënaqur që patën mundësi përmes 90-të minutave cilësore të provojnë më shumë variante dhe lojtarë.
SHKËNDIJA-CSKA 1948 0:2 (0:1)
Terreni “Susesi Luxury Resort” në Belek të Antalisë në Turqi
Golashënues: Bastunov 3’ dhe Marin 82’ (CSKA 1948)
SHKËNDIJA: Zahov, Maksimov, Bejtullai, Cake, Murati, Dita, R. Ramadani, Totre, Hasani (c), Doriev, Çinari.
Luajtën edhe: Cuculi, Shala, Velija, Qaka, Mujezinovic, F. Ramadani, Milev, Taleski dhe Elezi.
Trajner: Qatip Osmani