Super goli i Shalës ma mjaftuar vetëm për 1 pikë nga dueli i xhiros së 12-të në LPFMV, pasi barazuam 1:1 me Voska Sportin.
SHKËNDIJA – VOSKA SPORT 1:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Shala 74’ (Shkëndija), ndërsa Bajrami 47’ (Voska Sport)
Arbitër: Vllatko Ilioski (Prilep)
SHKËNDIJA: Taleski, Maksimov, Adili, Limani, Cake, Shala, Qaka, Totre (c) (Dita 61), Krasniqi, Çinari, Aganspahiç.
Trajner: Ardian Nuhiu
VOSKA S.: Mustafa, Stojçevski, Nikoliq (c), Georgiev (Sharkoski 90’+2), Jahiji, Marushiq (Jasharoski 89’), Marong, Stijepoviq, Trpeski, Bajrami, Sikiru (Hani 74’).
Trajner: Milan Radoviq
Shkëndija dhe Voska Sport ndahen me barazim 1:1 në duelin e xhiros së 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe pse kuqezinjtë ishin ekip dominues në terren dhe vetëm fatk sportiv e super pritjet e portierit mysafir Mustafa na mohuan fitoren.
Pjesa e parë u dominua nga tanët që krijuan disa mundësi, dy më të mirat me sulmuesin Aganspahiç, që fillimisht u bllokua nga Mustafa, derisa në kohën shtesë të pjesës së parë, portieri mysafir prodhoi super pritje duke i larguar nga vija fatale tentimin me kokë të boshnjakut.
Pjesën e dytë e nisëm shumë keq, pasi miqtë morën avantazh pa kaluar dy minuta lojë. Harkim nga këndi dhe Bajrami i pa mbuluar në zonë me kokë shënon për epërsi 1:0 të Voskës. Shkëndija tani shtoj presionin dhe sulmonte në drejtim të portës mysafire. Portieri Mustafa vazhdonte të bënte heroin te miqtë me super pritje derisa arriti t’i mohonte një tjetër gol Aganspahiçit. Presioni i Shkëndijës dha rezultat në minutën e 74-t kur Adenis Shala prodhon një super goditje, duke barazuar shifrat në 1:1 me gol spektakolar. I njejti futbollist më vonë prodhoi asist për Çinarin, mirëpo goditja e tij nga pozita ideale përplaset në tokë dhe shkon pak mbi traversë. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe ekipet duhet të pajtohen me ndarje të pikëve.
Ndeshja e radhës
Fundjavën e ardhshme do të jemi mysafir të Struga Trim&Lum në duelin e xhiros së 13-të në LPFMV.
Struga T&L-Shkëndija 05.11.2023