Barazim pa gola përballë Shkupit ka sjellë xhiroja e 6-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
SHKËNDIJA – SHKUPI 0:0
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: /
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
SHKËNDIJA: Taleski, Cake, Adili, Limani, Velija, Totre (c), Maksimov, Çinari, Krasniqi, Dita (Qaka 65’), Aganspahiç (Elezi 74’).
Trajner: Ardian Nuhiu
SHKUPI: Iljazi (c), Sheji, Toshevski, Vosha (Ackovski 72’), Adem, Hoxhiq (Abazi 68’), Trapanovski (Sahiti 72’), Ramani, Pinter (Diene 78’), Da Silva (Nilton 78’), Ilieski.
Trajner: Xhihat Arsllan
Pas katër fitoreve rresht, kuqezinjtë ndalen për herë të parë me barazim në sezonin e ri, pasi luajtëm 0:0 me Shkupin në Tetovë në duelin e xhiros së 6-të në LPFMV.
Një duel me shumë luftë dhe pak raste shënimi solli pjesë të parë të balansuar dhe një fraksion të dytë Shkëndija mundej dhe duhej të kishte fituar, posaçërisht pas mundësisë së dyfishtë të Maksimovit dhe Çinarit.
Kërcënimi i parë serioz vjen nga miqtë në minutën e 13-të mirëpo Taleski neutralizon goditjen e Ramanit, ndërsa në anën tjetër Velija provon nga distanca, mirëpo skaj portës. Shkëndija shkoi pranë epërsisë në minutën e 28-të kur pas një këndoreje, Krasniqi në dy tentime në shtyllë të parë sfidon portierin mysafir, mirëpo Iljazi shfaqet me dy intervenime duke shpëtuar mysafirët. Deri në fund me nga një kërcënim para dy portave u shfaqën Maksimov e Vosha, mirëpo me pritje të sigurta përgjigjen Iljazi e Taleski.
Fraksioni i dytë solli një Shkëndijë më ofenzive, mirëpo kërcënimin e parë e solli Queven me goditje nga distanca, por pa problem per Taleskin. Shkëndija rriti presionin dhe goditja e Totres skaj portës paralajmëroi mundësinë e madhe të minutës së 73-të kur Maksimov del i vetmuar para portës, por shpëton Iljazi, ndërsa në vijim e majta e fortë e Çinarit nuk gjeti kuadratin. Deri në fund patëm dy kanosje me anë të Mevlan Adilit, mirëpo ndryshim të rezultatit, kështu që në fund skuadrat ndanë pikët pranë barazimit 0:0.
Ndeshja e radhës
Pason pauza në kampionat shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese të cilën Shkëndija do ta plotësojë me ndeshje miqësore me FC Wil në Zvicër, ndërsa në kampionat kthehemi pas dy javëve kur në kuadër të xhiros së shtatë në LPFMV përballemi me Sileksin në Kratovë.
FC Wil-Shkëndija 09.09.2023
Sileksi-Shkëndija 16.09.2023