Barazojmë 1:1 me Brera Strumicën në xhiron e 11-të në LPFMV. Pas golit të miqve të shënuar nga Antonio përgjigjemi me Shalën, por mundur të gjejmë golin e dytë.
SHKËNDIJA – AP Brera 1:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Shala 80’ (Shkëndija), ndërsa Antonio 76’ (AP Brera)Arbitër: Dimitar Pileshkov (Shtip)
SHKËNDIJA: Taleski, Maksimov, Adili, Limani, Cake, Dita (Shala 62’), Qaka, Totre (c), Krasniqi, Çinari, Aganspahiç.
Trajner: Ardian Nuhiu
AP Brera: Kupanov, Rufati, Vrdoljak (c), Galevski (Donov 68’), Cvetanoski (Krstevski 68’), Naumçevski, Antonio (Ristevski 90’+3), Pape (Trajkov 78’), Jankulov, Franko, Ribaudo (Gjorgievski 78’). Trajner: Valenti Xhovani
Xhiroja e 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut solli barazim 1:1 për Shkëndijën që ndau pikët me AP Brera Strumicën. Gjithsesi rrethin e parë të garave e mbyllim në vend të parë me 24 pikë të tubuara.
Ndeshja nisi e hapur me Aganspahiçin që solli kanosjen e parë, derisa në anën tjetër kërcnuan miqtë me Cisse-n por shpëtoi Taleski. Në minutën e 8-të portieri mysafir Kupanov shpëtoi nga kapitullimi, derisa në minutën e 10-të me dy super intervenime shfaqet portieri ynë Taleski. Në minutën e 16-të super askion sjellin Çinari e Adili, mirëpo tentimi i Krasniqit me kokë nuk gjeti kuadratin. Pasoi lojë e qetë për minuta të tërë, derisa në fund të pjesës së parë provuam sërish të shënojmë, por pa sukses para portës së Kupanovit.
Në vazhdim shtuam presionin në sulm, por miqtë ishin më konkret dhe në minutën e 55-të ishim me fat kur Cvetanoski i vetmuar para Taleskit gjuan mbi portë. Edhe pse mbanim topim, miqtë ishin më konkretë para portës dhe në minutën e 76-të pasi Taleski shpëtoi një goditje, në vazhdim braziliani Antonio me super goditje nga distanca shënon gol të bukur për epërsi 1:0 të miqve. Duhej të pranonim gol për të dalur para me shumë forca e vendosje ultra ofenzive. Qasja e tillë shpejt solli rezultat kur Aganspahiç qetëson mirë një top në zonë dhe asiston për Shalën që barazon rezultatin në 1:1. Deri në fund provuam edhe përmbysjen mirëpo rrjetat nuk u prekën dhe dy ekipet duhej të kënaqen me ndarje të pikëve.
Ndeshja e radhës
Ndeshjen e radhës e luajmë të mërkurën në Shkup përballë Rabotniçkit në 1/8 e finales së Kupës.
Rabotniçki-Shkëndija 25.10.2023