Cake me gol në minutat e fundit na sjell barazim në fushë të Gostivarit. Vendasit avansuan dy herë, derisa Totre nga penaltia barazoi në 1:1.
GOSTIVARI – SHKËNDIJA 2:2 (2:1)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Golashënues: Atiemwen 12’ dhe Potuk 45’+1, ndërsa Totre 25’ pen. dhe Cake 89’ (Shkëndija)
Arbitër: Jovan Kaçevski (Strugë)
GOSTIVARI: Jashar (c), Abdulla, Ajdini (Jusufi 84’), Adamu, Potuk, Jonus (Elmas 71’), Dervishi, Bilalli, Krstevski (Zuka 60’), Atiemwen (Zakpa 71’), Kehinde (Selmani 83’).
Trajner: Bllazho Panov
SHKËNDIJA: Taleski, Cake, Adili, Limani, Velija (Maksimov 46’), Totre (c) (Jakupi 87’), Qaka, Çinari, Krasniqi, Dita (Shala 60’), Elezi (Aganspahiç 60’).
Trajner: Ardian Nuhiu
Kuqezinjtë janë ndalur me barazim 2:2 në transfertën me Gostivarin në duelin xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija dominoi në terren, në posedimin e topit dhe në shanset e krijuara, mirëpo në fund duhej me golin e Cakes të shmangim humbjen pasi vendasit në dy raste ishin në epërsi.
Ndryshimi erdhi shumë herët, pasi në momentet kur dukej se po fitojmë terren për të kaluar para, një top i humbur në mesfushë mundësoi Gostivarin të zhvillojë aksion të shpejtë, derisa Atiemven godet saktë për 1:0. U përgjigjëm shpejt me aksion të bukur, por Velija nuk godet si duhet, derisa barazimi gjithsesi do të vinte kur me Krasniqin fituam penalti, të cilën në gol e konvertoi Totre. Tentuam përmbysjen por kushtet thonin se në pauzë shkojmë me barazim, mirëpo vendasit kaluan sërish para kur një anësore në kohën shtesë të pjesës së parë na gjeti të pavendosur mirë dhe Potuk shënoi për 2:1.
Në të dytën u hodhëm në sulm, derisa trajneri Nuhiu reagoi nga bankina fillimisht duke inkuadruar Maksimovin në vend të Velija-s, pastaj edhe me Aganspahiç dhe Shala që zëvendësuan Ditën dhe Elezin. Mbanim topin dhe kërkonim barazimin, derisa vendasit në kundërsulme tentonin të mbyllim ndeshjen. Shansin më të mirë e sollëm me Caken, por goditja e tij me kokë u ndal në traversë. Gjithsesi fati do ti kthehej mbrojtësit në minutën e 89-të kur gjendet mirë në zonë dhe me një top të plasuar vendos rezultatin final 2:2.
Ndeshja e radhës
Mesjava sjell duel si vendas me Strugën në duelin e xhiros së dytë, i shtyrë dy herë shkaku i pjesëmarrjes së struganëve në eliminatoret e Conference League.
Shkëndija-Struga 04.10.2023