Match-Report | Shkëndija U19 0 – 2 Hajduk Split U19

No image

Skuadra e re e Shkëndijës nën moshën 19 vjeçare, me rezultatin 0:2 mundet nga ekipi kroat i Hajduk U-19, në përballjen e parë që u zhvillua sot në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve për të rinj, e njohur si Uefa Youth League.

Formacioni

Kuqezinjtë e rinj e filluan ndeshjen me formacionin me renditjen 4-4-1-1, me Zani Nazifin dhe Dashmir Elezin në sulm.

XI: Bexheti, Berzati-Amiti-Emini-Osmani, Kaba Jakupi-Rakipi-Ramadani (c)-Shabani, Elezi, Nazifi.

Pjesa e parë filloi me matjen e forcave në mefushë. Me kalimin e minutave kampionët kroatë krijuan një dominim të lehtë në fushë, por pa ndonjë kërcënim më serioz ndaj portës kuqezi.
Në minutën e 29-të një pakujdesi në mbrojtjen e Shkëndijës ishte vendimtare që skuadra e Hajdukut të kalojë në epërsi me anë të sulmuesit Filip Çuiç.

Në pjesën e dytë lojtarët e rinj të Shkëndijës arritën të kenë më shumë posedim të topit dhe dominim të lehtë në fushë, por pas një pasimi të kroatëve në thellësi në minutën e 56-të, përsëri ishte Çuiç i cili shënoi edhe golin e dytë të takimit dhe vendosi rezultatin përfundimtar 0:2.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas tre javësh, respektivisht më 20 tetor në Split të Kroacisë.

Qendra Stërvitore e FFM-së ‘Petar Milloshevski’.
Golashënues:
Çuiç 29′, 56’.
SHKËNDIJA: Bexheti, Berzati, Amiti (Maliqi), Emini, Osmani (Ismani), Kaba Jakupi (Hamza), Rakipi, Ramadani, Shabani (Memedi), Elezi, Nazifi (Demiri).
Trajner: Berat Imeri.

POST-MATCH REACTION

Berat Imeri: “Djemtë e dhanë maksimumin. Ne kemi shumë nevojë për ndeshje të këtilla që të rritemi si skuadër. Edhe për këto futbollistët e rinj ishte një ndeshje me përvojë e cila do të na ndihmojë në të ardhmen. Ndeshja u karakterizua me një gabim tonin individual në pjesën e parë, si dhe një gabim në vendosje në pjesën e dytë.
Jemi ende skuadër e re e cila duhet të formohet, por më e rëndësishme është që djemtë e dhanë maksimumin.
Në Split do të mundohemi që prezentimi jonë të jetë ende më pozitiv se ky që ishte sot në Shkup, dhe djemtë të kenë më tepër vetëbesim dhe guxim në fazën ofensive.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME