Match-Preview | Shkëndija vs Struga

No image

Këtë fundjavë kuqezinjtë përsëri udhëtojnë në qytetin e Strumicës, ku në cilësinë e vendësit do të zhvillojnë ndeshjen ndaj ekipit të Strugës, në kuadër të xhiros së katërt të LPFMV-së.

Pas fitoreve ndaj Skopjes dhe Akademia Pandevit, Shkëndija do të kërkojë të regjistrojë fitoren e tretë me radhë dhe me tre pikë të reja të ngjitet në vendin e parë në tabelën e klafisikimit.

Hera e fundit që kuqezinjtë u përballën me Strugën ishte ndeshja e fundit e sezonit të kaluar që u zhvillua në Strugë e që përfundoi me barazimin 1:1.

Shkëndija dhe Struga gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 9 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 3 fitore, Struga ka po ashtu 3 fitore, ndërkaq 3 përballje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 28 gusht

Liga e Parë, xhiroja e katërt

Qendra Sportive “Pandev” në Strumicë

🆚 Struga  | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Opinioni:

Florent Ramadani: “Ndeshja ndaj Strugës do të jetë ndeshje e vështirë pasi që Struga këtë vit ka skuadër tepër cilësore dhe startin e sezonit e kanë të suksesshëm pasi që nga 3 ndeshje kanë regjistruar 3 fitore. Por edhe ne jemi në formë të mirë, e këtë e dëshmuam në ndeshjen e fundit ndaj Akademia Pandevit. Edhe pse ndeshja nuk luhet në Tetovë, mendoj se ne jemi favorit dhe me përkushtim maksimal në fushë besoj se do të arrijmë të fitojmë tre pikët dhe të regjistrojmë fitoren e tretë radhazi.”

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Aleksandar Stavrev, do t’i ndihmojnë Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski, që të tre nga Shkupi, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

Të rejat në skuadër:

Nuk ka asnjë lojtar të pezulluar për shkak të kartonëve. Valmir Nafiu është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Struga

Pozita momentale: Struga gjendet në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit, pasi në 3 xhirot e para ka të regjistruara 3 fitore. 

Ecuria: Sezonin e kaluar Struga përfundoi në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit. Me disa përforcime gjatë këtij afati kalimtar ka startuar me sukses sezonin e ri dhe ka triumfuar në të tre xhirot e para. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Strugë e fitoi ekipin e Rabotniçkit me rezultatin 2:1.

🆚 Struga | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME