Match-Preview: Pobeda vs Shkëndija

No image

Pauza ndërkombëtare ka përfunduar dhe Shkëndija rikthehet të dielën në aksion kundër Pobedës në Prilep në kërkim të startit të një serie të gjatë të fitoreve.

NDESHJA

Pobeda vs Shkëndija 

Liga e Parë, xhiroja e 9-të

Stadiumi “Goce Dellçev” në Prilep

E dielë, 2 tetor, ora 15:00

Pas 15 ditëve Shkëndija i kthehet kampionatit vendor me transfertën në Prilep kundër Pobedës. Nëse debutimi në pankinë kundër Shkupit më 17 shtator erdhi vetëm një ditë pas rikthimit në skuadër, tani trajneri Qatip Osmani kishte në dispozicion dy javë të plota për të punuar në qetësi me skuadrën në kërkim të ngritjes së formës në nivel optimale. Pauza ndërkombëtare mundësoi zhvillimin e një mini-faze përgatitore kur ekipi punoi në të gjitha aspektet, ndërsa testi me Gostivarin (fitore 1:0) shërbeu për ruajtje të formës garuese. 

Kundër Pobedës nis seria e 6-të takimeve që kuqezinjtë do të kenë brenda muajt tetor dhe objektivi është fitore që do i jep skuadrës ecurinë e duhur drejt kreut të renditjes. 

Skuadra

Ndeshja kontrolluese me Gostivarin të shtunën e shkuar “prodhoi” disa kokëdhimbje për stafin teknik pasi më lëndime dolën Valmir Nafiu, Bruno Dita e Mevlan Murati. Fatmirësisht, rikuperimi i dy të fundit ka ecur mirë dhe duke kryer seancat e fundit me intensitet të plotë, Dita e Murati futen në listë për të konkuruar për formacionin e ndeshjes me Pobedën. Ndërkohë sulmuesi anësorë Nafiu mbetet jashta kombinimit për këtë takim. 

Transmetimi

Përballjen Pobeda-Shkëndija mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Shkëndijës në YouTube (Shkëndija Channel) të dielën me fillim në orën 15:00.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME