Maksimov: Nder dhe kënaqësi të luaj për Shkëndijën

No image

Përforcimi i parë i Shkëndijës për merkaton dimërore, Metodi Maksimov nuk ka fshehur kënaqësinë për transferimin në rradhët e kuqezinjëve. 20-të vjeçari vjen te Shkëndija nga rradhët e Rabotniçkit, ndërsa i vlerësuar si një prej lojtarëve më prespektiv të vendit është pjesë standarde e ekipit përfaqësues të shpresave të vendit. Pasi firmosi kontratën deri verën e vitit 2026, Maksimov foli për kanalin zyrtar të klubit.

Maksimov: “Ndjehem shumë i gëzuar dhe i kënaqur. Është nder dhe kënaqësi për mua të luaj për Shkëndijën dhe do të jap më të mirën nga vetja për këtë klub.”

……gati tu përgjigjet ambicieve të Shkëndijës?…..

Maksimov: “Po normalisht të gjithë jemi të njoftuar me këtë, se Shkëndija ka ambicie të mëdha, synon nivele të larta. Jam i gatshëm maksimalisht dhe do të jap gjithçka nga vetja për tu realizuar ato ambicie.“

……Pse zgjodhi Shkëndijën?……

Maksimov: “Të jemi të realtë kisha shumë oferta, mirëpo e dij se nuk kam bërë zgjedhje të gabuar. Është nderë dhe kënaqësi të luaj për këtë klub, e dij çfarë ambiciesh të mëdha ka klubi dhe mendoj se kjo është më e mira për mua.”

……Premtimi për tifozët……

Maksimov: “Meshazhi im për tifozët është se për këtë klub, për këtë fanellë do të jap maksimumin tim që mundem.”


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME