
Futbollisti i ri i Shkëndijës do të jetë pjesë e miqësores Serbi-Maqedoni e Veriut për moshat U18.
Derisa pjesa tjetër e skuadrës është në pushim veror pas fundit të sezonit garues, i riu Lorik Jakupi vazhdon aktiv me detyrimet në ekipin përfaqësues.
Maqedonia e Veriut U18 (gjenerata 2005) më 25 maj në Stara Pazova do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me Serbinë U18 dhe seleksionuesi Toni Jakimovski për këtë ndeshje ka ftuar edhe anëtarin e Shkëndijës, Lorik Kaba Jakupi.
