Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit

No image

Shkëndija deri në fund të stinorit vjeshtor do të përballet me Tikveshin dhe Makedonija Gj. P. dhe pauza ndërkombëtare shfrytëzohet për tu përgatitur për këto takime.

Pas dy ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve menjëherë pas ndeshjes me Strugën, kuqezinjtë janë kthyer në seancat stërvitore dhe gjithë vëmendjen e kanë në eliminim të lëshimeve që shfaqen fatkeqësisht në lojë kohëve të fundit. 

Pauza ndërkombëtare shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese i jep hapsirë stafit teknin të punojë me qetësi në më shumë aspekte, megjithëse si hendikep paraqitet mungesa e futbollistëve të grumbulluar nga ekipet përfaqësuese (Bejtullai e Doriev – Maqedonia A, R. Ramadani – Maqedonia U21, Elezi e Nazifi – Maqedonia U19, Kaba – Maqedonia U18). 

Gjatë pauzës dy javore nuk është paraparë ndonjë ndeshje kontrolluese, nga e marta ekipi zhvillon nga një seancë stërvitore në ditë dhe kështu do të vazhdohet deri të dielën, ndërsa nga e hëna në “menu” do të jetë Tikveshi, me të cilët përballemi më 27 nëntor në Tetovë. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME