Kuqezinjtë e mbyllin në Tetovë, të mërkurën udhëtojmë drejt Antalias

No image

Skuadra të hënën e ndarë në dy tabore zhvilloi ndeshje mes veti. Sot lojtarët janë lënë të lirë, derisa të mërkurën skuadra udhëton drejt Antalias. 

Shkëndija ka përfunduar fazën e parë të përgatitjeve dimërore. Pas 20-të ditëve prej fillimit të përgatitjeve, të hënën kuqezinjtë me zhvillimin e një ndeshje testuese ndërmjet veti përmbyllën planprogramin e hartuar për këtë fazë. Të martën skuadra ka ditë të lirë, derisa të mërkurën udhëtohet drejt Turqisë, ku ekipi do të qëndrojë deri më 10 shkurt (më 10 shkurt ekipi kthehet në Tetovë). 

Në testin e djeshëm ndërmjet veti (2 pjesë nga 35 minuta), stafi teknik kombinoi dy formacione me vendosje të ndryshme me qëllim për të provuar se si lojtarë të caktuar do të përgjigjen paramendimeve dhe pritjeve që stafi teknik mund të ketë në gjysmëstinorin pranveror. Mes tjerash, me lojë pozitive u dallua përforcimi i fundit, Erald Çinari, ndërsa pas rikthimit nga lëndimi, luajti edhe Kamer Qaka. I vetmi moment negativ i duelit të djeshëm ishte lëndimi i Almir Rexhepit, ndërsa ekzaminimet mjekësore gjatë ditës së sotme do të tregojnë nëse bëhet fjalë për diçka më serioze apo lojtari do të kthehet në seancat stërvitore në afat më të shkurtër kohor. 

Në Antalia do të qëndrohet deri më 10 shkurt dhe paralel me përgatitjet në aspekt fizik dhe tekniko-taktik, do të zhvillojmë 4 ndeshje kontrolluese me rivalë serioz.

Më 28 janar në takimin e parë testues në Antalia do të përballemi me NK Mura-n e Sllovenisë. 31 janari na sjell kontrolluese me FC CSKA 1948 Sofje të Bullgarisë, ndërsa më 6 shkurt në program kemi ndeshjen më të fortë kontrolluese përballë gjigantit ukrainas, Dinamo Kiev. Serinë e ndeshjeve miqësore e mbyllim më 9 shkurt përballë Valmieras së Letonisë, derisa ditën pasardhëse (10 shkurt) ekipi kthehet në Tetovë ku do të presim fillimin e gjysmëstinorit pranveror. 

Ndeshjet kontrolluese: 

Shkëndija – NK Mura (28.01.2023)

Shkëndija – CSKA 1948 Sofje (31.01.2023)

Shkëndija – Dinamo Kiev (06.02.2023)

Shkëndija – Valmiera (09.02.2023)

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME