KONKURS | KF Shkëndija shpall konkurs punësimi

No image

KF Shkëndija shpall konkurs për punësim  në pozitat e mëposhtme:

1. Drejtor Marketingu
2. Sekretar ekzekutiv
3. Menaxher operativ
4. Drejtues i shkollës së futbollit
5. Përzgjedhës (scout) futbolli
6. Menaxher i shitores së klubit (FANSHOP)


Kusht i përgjithshëm – Për të gjitha pozitat përparësi do të kenë aplikantët me eksperiencë apo njohuri nga industria e sportit me theks të veçantë, në futboll.


POZITA 1: Drejtor Marketingu
Kushtet:

  • I diplomuar në Menaxhim/Administrim biznesi, dega Marketing
  • 5 vjet eksperiencë pune, prej të cilave së paku 3 vjet në Marketing
  • Njohje të gjuhëve vendore (shqip dhe maqedonisht) dhe së paku një gjuhë të huaj, me preferencë gj.angleze
  • Dy rekomandime profesionale (me shkrim) me referenca për projekte/entitete konkrete

POZITA 2: Sekretar ekzekutiv
Kushtet:

  • I diplomuar në fakultet juridik (me preferencë dega – E drejta biznesore/sportive)
  • 5 vjet eksperiencë pune, prej të cileve së paku 3 vjet në entitete biznesi
  • Njohje të gjuhëve vendore (shqip dhe maqedonisht) dhe së paku një gjuhe të huaj, me preferencë gj.angleze.
  • Dy rekomandime profesionale (me shkrim) me referenca për projekte/entitete konkrete

POZITA 3: Menaxher operativ
Kushtet:

  • I diplomuar në Menaxhim/Administrim biznesi
  • 5 vjet eksperiencë pune, prej të cilëve së paku 3 vjet në menaxhim operacionesh
  • Njohje të gjuhëve vendore (shqip dhe maqedonisht) dhe së paku një gjuhe të huaj, me preferencë gj.angleze
  • Dy rekomandime profesionale (me shkrim) me referenca për projekte/entitete konkrete

POZITA 4: Drejtues (udhëheqes) i shkollës së futbollit
Kushtet:

  • Fakultet të edukatës fizike me preferencë dega e futbollit,
  • Se paku 3 vite eksperiencë pune në fushën specifike (trajner i te rinjëve)
  • Njohje të gjuhëve vendore dhe së paku një të huaj, me preferencë gj.angleze
  • Një rekomandim profesional të fushës perkatëse.
  • Kandidatët me çertifikatë profesionale do të kenë përparësi.

POZITA 5: Përzgjedhës (scout) futbolli

  • Se paku shkolle të mesme profesionale,
  • Eksperiencë 3 deri 5 vjeçare në industrinë e futbollit,
  • Njohje të gjuhëve vendore dhe së paku një të huaj, me preferencë gj.angleze
  • Nje rekomandim profesional të fushës përkatëse.
  • Kandidatët me çertifikatë profesionale do të kenë përparësi.

POZITA 6: Menaxher i shitores së klubit (FANSHOP)
Kushtet:

  • Shkollë të mesme tregetare apo tekstile,
  • 5 vjet eksperiencë në tregti-furnizime, operime dhe shitje,
  • Njohje të gjuhëve vendore dhe një gjuhe të huaj (gj.angleze, italiane, turke)
  • Një rekomandim profesional me referenca për projekt të ngjashëm

Afati i pranimit të aplikimeve elektronike – 8 ditë nga data e shpalljes (deri më 14.09.2016 ora 24:00)
Krahas aplikimeve, për fazën fillestare vetëm me CV shumë të fokusuar (jo më të gjatë se 1 faqe).
Dëshmitë tjera do të kërkohen në mënyrë plotësuese sipas nevojës. Çdo ndërhyrje nga cilado anë qoftë do ta diskualifikojë aplikimin përkatës.
Apliko tani duke plotësuar formularin, ose dërgoni CV tuaj në [email protected].

wearehiring

Ju falënderojmë për interesimin tuaj.
Me respekt
KF Shkëndija