INTERVISTA | Trajneri Beqiri flet pas testit me Warta Poznan

No image

Kuqezinjtë ecin sipas planit në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ndërsa sado që të thuhet se rezultati nga ndeshjet kontrolluese nuk ka rëndësi, fitoret sigurisht se sjellin ndjenjë pozitive brenda grupit. Kështu, pas Skopjes (6:0) në Tetovë dhe Dinamo Batumit (2:0) në Antalia, Shkëndija kishte paraqitje pozitive edhe ndaj Warta Poznan të Polonisë, duke fituar 1:0 me golin e Çinarit. 

ndeshja me Wartan…

J. Beqiri: “Në përgjithësi një ndeshje që na vlen shumë për shkak se është në kuadër të përgatitjeve që bëjmë këtu në Turqi. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve edhe pse në disa momente ekipi shfaq probleme fizike. Dmth akoma nuk jemi në nivelin më të mirë dhe lodhja e bën të veten. Por në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin dhe sjelljen e futbollistëve në fushë.”

sa i përgjigjet skuadra kërkesës për lojë agresive dhe me presing…

J. Beqiri: “Kemi momente kur dukemi vërtet mirë sa i përket agresivitetit dhe presingut të lartë, por pas një kohe pastaj na shfaqen probleme të lodhjes që edhe janë normale për këtë fazë të përgatitjeve. Gjithashtu gjatë gjithë këtyre ndeshjeve ne kombinojmë formacionin, mundohemi që tu japim rastin edhe futbollistëve më të ri, me qëllim që të shohim edhe gjendjen momentale të tyre. Në përgjithësi besoj se me kalimin e kohës, ndeshje pas ndeshje do të jemi më mirë sa i përket freskisë fizike.”

deri në këtë fazë, niveli fizik a prek lartësinë për futbollin që synoni…

J. Beqiri: Nuk mund të them se jam i kënaqur me vrapimin e skuadrës, duhet bërë akoma punë. Por, megjithate duhet të merren parasysh gjithë komponentat, si fizike. Pastaj ndryshimi i fushave dhe kushtet krejtësisht tjera. Edhe stërvitjet janë të intensitetit shumë të lartë, me nga dy seanca në ditë. Por besoj se në kohën e duhur do të jemi të gatshëm të presim kampionatin.”

Share Now

Related Post