INTERVISTA | Taleski: Zhvillojmë përgatitje pozitive, optimistë për gjysmësezonin pranveror

No image

Gardiani kuqezi në nje intervistë për Shkëndija Channel ka folur nga Antalia për fazën përgatitore që skuadra po zhvillon në tokën turke. Duke nisur me përshëndetje në gjuhën shqipe, Davor Taleski ka vlerësuar me nota pozitive përgatitjet e deritashme, nuk fsheh kënaqësinë për faktin se në tre ndeshje kontrolluese rrjeta është mbajtur e paprekur, derisa ka zbuluar se si “aksidentalisht” u “detyrua” të ndryshonte “look”-un. 

…përgatitjet…

D. Taleski: “Po mirë, që nga fillimi i këtyre përgatitjeve kemi nisur me një super atmosferë dhe me kushte të shkëlqyeshme për punë, gjë që mendoj është shumë e rëndësishme për gjithë ne futbollistët. Mendoj se deri tani kemi kryer pjesën kryesore me një nivel të lartë dhe nëse vazhdojmë me një tempo të këtillë mendoj se mund të jemi optimistë për pjesën e ardhshme të gjysmësezonit.”

…3 ndeshje pa gol të pranuar…

D. Taleski: “Mirë, edhe pse këto janë ndeshje miqësore gëzon fakti se akoma nuk kemi pranuar gol. Si që thash, megjithatë janë ndeshje kontrolluese, por patjetër ta potencoj punën tonë të mirë në sektorin e portierëve në krye me Salejdin Mustafin. Mendoj se deri tani kemi pasur minutazh të njejtë bashkë me kolegët e mi Ferat Ramani dhe Astrit Amzai. Mendoj se nëse vazhdojmë në tempo të këtillë, si që thash duhet të jemi shumë optimistë.”

…befasove me “look”-un e ri…

D. Taleski: “Mirë tani nuk do isha futur në detaje si erdhi deri te ky luk, por ja, i lumtur jam që në një mënyrë doli pozitive edhe pse sipas meje nuk është pozitive. Por ja, si që thash bukur është ky ndryshim.”

…vullnetarisht apo aksident ndryshimi…

D. Taleski: Mirë, dëshiroja të përmirësoj diçka sepse kisha disa vërejtje, mirëpo pastaj vërejta se makina ime ishte në zero dhe bëra një gabim. Pastaj duhej ta ruaja gjithë kokën në zero dhe tashmë ndoshta është në formë më të mirë nga ajo që ishte para 4-5 ditëve.”

…të asistoi dikush në këtë “aksion”…

D. Taleski: “Po, më ndihmoi cimeri im, Kocev. Kur hyri u frikësua pak, por në afat prej 5 minutave e rregulloi shpejtë.”

…ndeshja e radhës, Liepaja e Letonisë…

D. Taleski: Po normal, gëzon ajo që mendoj se buletini shëndetësor, falënderit Zotit deri tani është në formë të shkëlqyeshme dhe të gatshëm e presim ndeshjen e parafundit kontrolluese para gjenerales me Dinamo Kievin. Tani është kjo ndeshje me Liepajan dhe normal shkojmë shpresoj edhe për një fitore, pa gol të pranuar normal.”

Share Now

Related Post