INTERVISTA | Jeton Beqiri flet për ndeshjen me Dynamo Kyiv dhe fazën përgatitore

No image

Me barazimin 1:1 me Dinamo Kievin, kuqezinjtë kanë mbyllur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Goli i Shalës na dha barazim me ukrainasit, duke bërë që ekipi i Jeton Beqirit për herë të parë në pesë teste të kësaj faze mos të shënojë fitore. Paraprakisht Shkëndija në ndeshjet kontrolluese fitoi Skopjen (6:0) në Tetovë dhe Dinamo Batumin (2:0), Warta Poznan (1:0) e FK Liepāja (1:0) në Antalia. 10:0 ishte gol diferenca e 4 testeve të para, derisa Dinamo na shënoi golin e parë në vitin 2024 për mbyllje të miqësoreve me 11 gola të shënuar dhe vetëm një të pranuar. 

barazojme me Dinamo Kiev…

J. Beqiri: “Është fat që në fazë përgatitore të luash me një skuadër si që është Dinamo Kievi dhe ne duhet të jemi të kënaqur qe kemi mundësi të luajmë me skuadra kaq të mëdhaja për shkak se niveli i lojës së tyre nuk krahasohet me nivelin e skuadrave me të cilat ne zakonisht luajmë miqësore apo në kampionat. Kështu që besoj se ne e shfrytëzuam maksimalisht dhe na vlejti si lojë pavarësisht rezultatit, pavarësisht situatave që paraqiten në lojë. Këto ekipe të mëdhaja dhe këto ndeshje të mëdhaja të japin një pasqyrë më reale të kapaciteteve të skuadrës. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por më shumë jam i kënaqur që pas përfundimit të ndeshjes nuk kemi lojtarë të dëmtuar.”

4 fitore e një barazim në miqësore me gol diferencë 11:1…

J. Beqiri: “Unë më shumë do të doja të flas për fazën përgatitore të cilën e vlerësoj si të suksesshme për shkak se futbollistët kanë dhënë maksimumin, gëzon edhe situata e tyre shëndetësore, pasi me gjithë ngarkesat që kemi punuar nuk ka ndonjë ankesë dëmtimi. Edhe futbollistët që kanë qenë të lënduar një kohë më të gjatë janë duke u kthyer. Nuk dua të merrem shumë me rezultatet e ndeshjeve në fazën përgatitore, pasi edhe nuk janë në plan të parë. E rëndësishme është që gjithë futbollistët të marrin minuta, stërvitjet dhe kushtet e shkëlqyeshme që kemi pasur për punë t’i shfrytëzojmë dhe besoj se në këtë aspekt unë jam i kënaqur me fazën përgatitore.”

ke në kokë formacionin ideal…

J. Beqiri: Unë mendoj se skuadra ka punuar mirë dhe jam i kënaqur me punën që kemi bërë. Sa i përket fillimit të kampionatit besoj se deri diku jemi të përgatitur ta presim me sukses startin e gjysmësezonit pranveror, ashtu si që janë edhe gjithë skuadrat tjera. Çdo fillim nuk është i lehtë, besoj se vështirësinë më të madhe do ta kemi në fillim të kampionatit, por unë jam i bindur se do ja dalim me sukses. Sa i përket formacionin, ne kemi një skuadër të ndërtuar me shumë futbollistë cilësorë dhe nuk do të kisha ndarë gjëra si formacion ideale apo formacionin më të mirë, për shkak se besoj se gjithë futbollistët në të njejtën kohë në mënyrë të barabartë konkurojnë për formacion. Pastaj varësisht prej kundërshtarit dhe ndeshjeve të veçanta ne do të vendosim para ndeshjeve për formacionin.”

Share Now

Related Post