INTERVISTA | Ennur Totre flet pas ndeshjes me FK Liepāja

No image

Kapiteni i Shkëndijës, Ennur Totre ka vlerësuar me nota pozitive fazën përgatitore të skuadrës, derisa nuk fsheh kënaqësinë që përkrah lodhjes evidente si pasojë e stërvitjeve intensive me ngarkesa maksimale, skuadra vazhdon të paraqitet në lartësinë e duhur në ndeshjet kontrolluese. Shkëndija në testin e fundit fitoi 1:0 Liepājan e Letonisë me golin e Websterit, duke çuar në 4 numrin e fitoreve pa gol të pranuar në po aq ndeshje të fazës përgatitore. Paraprakisht kemi mundur Skopjen (6:0) në Tetovë dhe Dinamo Batumin (2:0) e Warta Poznan (1:0) në Antalia. 

mundet Liepaja…

E. Totre: “Kemi shumë ngarkesë pasi jemi në fazën e fundit të përgatitjeve. Besoj se loja ishte e mirë edhe pse jemi shumë të ngarkuar. Më vjen mirë që ekipi u paraqit mirë dhe tregojmë se skuadra ka shumë kualitet.”

lodhje pas ngarkesave në stërvitje…

E. Totre: “Si që thash kemi shumë ngarkesë, pasi kishim një mini fazë dy tre javë në Tetovë, tani jemi këtu në Antalia ku jemi shumë të ngarkuar. Këta janë ndeshje përgatitore për tu bërë gati ta nisim kampionatin sa më mirë.”

testet vetëm fitore dhe pa pësuar gol…

E. Totre: Realisht rrit vetëbesimin e ekipit. Pavarësisht se është ndeshje kontrolluese, përmes tyre ne përgatitemi për kampionatin dhe uroj të jemi sa më të gatshëm. Është shumë pozitive që nuk pranojmë gol dhe ndërkohë kemi shënuar në çdo ndeshje.”

Share Now

Related Post