Informata të rëndësishme për tifozët

No image

Shkaku i interesimit të madh shikuesit luten të vijnë më herët në stadium, ndërsa biletat do shiten ndaras për secilën tribunë. Dyert e stadiumit mbyllen 15 minuta para fillimit të ndeshjes.

KF Shkëndija njofton publikun për disa informata të rëndësishme për ndeshjen me Vardarin që luhet të dielën në Tetovë (ora 14:00) në kuadër të xhiros së 21-të në LPFMV. 

Duke dashur të shmangim rrëmujat e padëshiruara dhe ndonjë incident eventual, klubi në bashkëpunim me sigurimin dhe mbajtësit e rendit ka marrë masa maksimale për mbarëvajtje të futjes së tifozëve në stadium, ndjekjes së ndeshjes dhe largimit të tyre nga stadiumi pas ndeshjes. 

  • Çmimi për biletë është 100 denarë.
  • Biletat do të shiten ndaras për secilën tribunë. Me shenjë të bardhë për tribunën e mbuluar (jugore) dhe me shenjë të zezë për tribunën përballë (veriore). Për secilën tribunë biletat do të shiten në sportelet përkatëse (Në jug për të mbuluarën dhe veri për tribunën përballë. 
  • Hyrja për në pjesën VIP dhe Lozhë do të jetë me bileta dhe shkaku i interesimit të madh personat që nuk do kenë siguruar biletë mos krijojnë rrëmujë para hyrjes së stadiumit. 
  • Dyert e stadiumit do të mbyllen 15 minuta para fillimit të takimit. 
  • Në pauzën mes dy pjesëve nuk do të hapen dyert për të dalë nga stadiumi dhe tribunat mund të lëshohen vetëm pas përfundimit të ndeshjes (përjashtohen rastet urgjente).

KF Shkëndija apelon te gjithë ndjekësit që të vijnë në numër sa më të madh, për të qenë forcë shtesë për futbollistët në rrugën drejt fitores jo vetëm në këtë ndeshje, por gjatë gjithë pranverës. Me këtë rast, ju lusim për anim korrekt dhe në përputhje me rregullat e parapara, për të mos lejuar penalizime eventuale për ndeshjet e ardhshme kur bashkarisht duhet të luftojmë për të kapur titullin kampion. 

Ju falemenderojmë paraprakisht për mbështetjen e parezervë. 

Forca Shkëndija. 

Share Now

Related Post