Iftar në KF Shkëndija: Bashkë për familjet në nevojë

No image

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me solidaritet, ekipi i parë, stafi teknik e mjekësor, administrata, trajnerët e grupmoshave dhe punonjësit e KF Shkëndija u mblodhën për të ndarë momente të veçanta në iftarin organizuar nga klub për të gjithë familjen kuqezi. Gjatë këtij takimi, në shenjë kujdesi dhe solidariteti, në mënyrë spontane u organizua një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare, të cilat do të jepen si donacion për familjet në nevojë. Ky veprim shprehu jo vetëm solidaritetin e klubit ndaj komunitetit, por edhe dëshirën për të ndikuar pozitivisht në jetën e atyre që kanë nevojë. 

KF Shkëndija beson në forcën e bashkëpunimit dhe solidaritetit për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë në komunitetin tonë. Me të vërtetë, një veprim i bukur që bën të gjithë të ndjehen krenarë për të qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe sportive dhe humanitare.

Share Now

Related Post