Hasani | Raporti mjekësor

No image

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar zgjatje të lehtë në gjurin Ferhan Hasanit. Kapiteni sot ka pranuar një injeksion direkt në gjurin e lënduar dhe ekipi mjekësor dy ditët në vijim do të ndjek nga afër nëse përmirësimi do të jetë i mjaftueshëm që Buba të kthehet në seancat stërvitore me intensitet të plotë.

Egzon Bejtullai që la në pauzën mes dy pjesëve ndeshjen e fundjavës me Makedonija Gj.P. (3:1) gjithashtu nuk ka stërvitur me ekipin. Numri “4” ka pësuar zgjatje në ije dhe njejtë si Hasani deri të enjten pritet të kthehet në stërvitje në terren.

Bruno Dita nuk ishte sot pjesë e seancës stërvitore, pasi stafi teknik vendosi ta lë të lirë. Rekomandimi erdhi nga ekipi mjekësorë që mesfushorit i dhanë infuzion (serum) për rikuperim të forcës fizike, pasi Dita ka ndjerë plogështi. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME