Fiton Ademi i lumtur për golin, premton tjerë në vazhdim

No image

Sulmuesi 21 vjeçarë në fitoren 4:1 ndaj Bregallnicës realizoi golin e parë si senior me Shkëndijën, derisa dyshimet nëse ishte autogol i shuan me premtim për tjera realizime. 

Kuqezinjtë me atmosferë pozitive presin duelin e të dielës me Makedonija Gjorçe Petrovin në Shkup në kuadër të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Fitorja 4:1 ndaj Bregallnicës fundjavën e shkuar ka ndikuar brenda skuadrës, derisa kërkohet vazhdimësi në ndeshjet e mbetura. Ndeshja me Bregallnicën mes tjerash do mbetet në memorien e sulmuesit të ri Fiton Ademit, i cili realizoi për 2:0 duke gjetur golin e parë zyrtar si senior me fanellën e Shkëndijës. Pamjet filmike nuk qartësojnë mirë nëse i fundit me topin luajti Ademi apo mbrojtësi kundërshtar, mirëpo 21 vjeçari thotë se e lumturon më së shumti suksesi i kuqezinjëve. 

Fillimisht jam më i lumtur për fitoren e ekipit. Ishte një moment shumë i veçantë. E kam pritur që si fëmijë të shënoj me këtë fanellë. Shyqir Zotit ndodhi edhe kjo dhe tani vazhdojmë përpara”,komenton Fiton Ademi ndjenjën pasi u përfshi në golin e dytë të Shkëndijës në fitoren 4:1, derisa shton se në vazhdim mund të presim paraqitje akoma më të mira nga ai. 

Unë premtoj se gjithmonë do ta jap maksimumin për ekipin tim, qoftë me gola, asiste apo çfardo që të jetë. Me rëndësi është që Shkëndija të fitojë, duke nisur që nga ndeshja e radhës të dielën në Shkup me Makedonija Gj.P.”, përfundoi djaloshi i rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, para se të kalitej në ekipe si Struga Trim&Lum, Voska Sport dhe Besa e Dobërdollit prej ku u kthye në taborin kuqezi. 

Shkëndija ndërkohë vazhdon përgatitjet pë duelin me Makedonija Gj.P. të dielën në Shkup. 

Share Now

Related Post