Fiton Ademi: Fantastike të debutoj para “Ballistëve”, keqardhje që s’fituam

No image

Sulmuesi 21 vjeçar të dielën zhvilloi minutat e para zyrtare me ekipin e parë të Shkëndijës. 

Ndeshja e së dielës përballë Gostivarit (2:2) pavarësisht se lëshuam fitoren në çastet e fundit, gjithsesi do të mbetet në memorien e Fiton Ademit për faktin se debutoi me Shkëndijën në një përballje zyrtare. Sulmuesi 21 vjeçar nuk fsheh kënaqësinë që pati mundësi të luajë para publikut tetovar, derisa zhvilloi minutat e para zyrtare me ekipin e parë të Shkëndijës. 

Të luaj me Shkëndijën para një numri të madh spektatorësh dhe para “Ballistëve” ishte realizim i një ëndrre të fëmijërisë. Respekt maksimal për klubet e mia paraprake ku kam kaluar shumë mirë dhe do jem mirënjohës gjithmonë, por unë jam rritur te Shkëndija, kam fituar me moshat e reja dhe gjithmonë e kam ëndërruar momentin të jem pjesë e ekipit të parë. E vetmja gjë që prishi gëzimin tim ishte fakti që nuk arritëm fitore”, thotë Fiton Ademi, i cili të dielën u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të në vend të boshnjakut, Almir Aganspahiç.

Ajo që iku nuk kthehet më dhe ne kemi hapur faqe të re duke kthyer vëmendjen ka sfida e rradhës me Vardarin. E dijmë vlerën që ka ky duel për fansat tonë, rëndësi ka edhe për ecurinë drejt kreut. Presim shumë spektatorë, të jenë mbështetje për ne dhe në fund të gëzohemi me tre pikë”përfundoi Ademi.

Shkëndija të dielën në Tetovë nga ora 14:00 ndeshet me Vardarin në duelin e xhiros së 21-të në elitën e futbollit vendor. 

Share Now

Related Post