FFM pranon kërkesën tonë, Shkëndija-Vardari luhet të dielën

No image

KF Shkëndija është kënaqur të njoftojë se, pas kërkesës tonë dhe bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, është arritur një marrëveshje për të kthyer orarin e ndeshjes sonë të rëndësishme me Vardarin në orarin paraprak, të dielën.

Ndeshja Shkëndija-Vardari, do të luhet në Tetovë në datën e saj origjinale, më 03.03.2024, me fillim në orën 14:00, siç ishte parashikuar fillimisht. Ky vendim i përmbushë dëshirat e tifozëve tanë, duke u siguruar që ata të kenë mundësinë e plotë për të marrë pjesë dhe për të mbështetur ekipin në këtë ndeshje të rëndësishme.

Ne falënderojmë Federatën Futbollit të Maqedonisë për bashkëpunimin dhe për marrëveshjen pozitive në këtë çështje.

Mbrojtja e interesave dhe gëzimi i mbështetjes së tifozëve tanë mbeten prioritet për ne, dhe jemi të lumtur që kemi arritur këtë marrëveshje për të siguruar një përvojë sa më të mirë për të gjithë ata që mbështesin KF Shkëndija.

Më respekt,

Zyra e Komunikimit dhe e Marrëdhënieve me Publikun

KF Shkëndija

Share Now

Related Post