Faleminderit Mexhit Neziri

No image

KF Shkëndija shpreh mirënjohje dhe vlerësim maksimal për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi për Mexhit Nezirin.

Mbrojtësi i djathtë nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në vazhdim të kampionatit. Klubi dhe lojtari kanë ndëprerë bashkëpunimin me konsezus. 32 vjeçari ka luajtur rol të rëndësishëm te Shkëndija, mirëpo planet e klubit për të ardhmen dhe pretendimet e lojtarit për më shumë minuta sollën në përfundim që në këtë moment ndarja është në favor të të dyja palëve.

Mexhit Neziri ishte pjesë e Shkëndijës gati 7 sezone, gjatë të cilave zhvilloi 155 paraqitje zyrtare (134 ndeshje në kampionat, 8 në Kupë dhe 13 në Kupat e Evropës), ndërsa ka fituar tre trofe me kuqezinjtë, dy kampionate (2010/2011 dhe 2020/2021) dhe një Super Kupë (2011). Do të mbahet mend si pjesë e gjeneratës së artë e cila në vitin 2011 fitoi titullin e parë kampion në historinë e klubit, si dhe debutoi në Kupat e Evropës. 

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Mexhit Nezirin për impenjimin dhe kontributin e dhënë në fanellën kuqezi brenda gjithë këtyre viteve, duke i uruar shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen. 

Share Now