Ennur Totre | Shkëndija – Shkupi

No image

Me kontratë të re për huazim një vjeçar, kapiteni Ennur Totre me optimizëm shikon ka sfida e të shtunës me Shkupin në Tetovë. Shkëndija kërkon vazhdim të serisë pozitive, pasi deri tani në katër ndeshje të luajtura kemi efekt maksimal të fitoreve. Xhiroja e gjashtë sjell takimin e dytë të kuqezinjëve si vendas, pasi dueli i xhiros së dytë me Strugën është shtyrë, derisa xhiron e katërt para tifozerisë vendase mundëm 2:0 Bregallnicën. Shkupi është rivali rradhës në takimin që luhet nesër me fillim nga ora 16:00. 

….seria pozitive….

Ennur Totre: “Katër ndeshje, katër fitore besoj se ekipi ka treguar se ka kualitet. Uroj të kemi vazhdimësi dhe skuadra të vijojë kjo seria me fitore. Është ndeshje derbi normal dhe kemi nevojë për përkrahjen e publikut sa më shumë. Besoj ta japim maksimumin që të marrim pikët e plota.

….përmbysja ndaj Rabotniçkit….

Ennur Totre: “Realisht ai triumf na jep shumë besim. Shpresoj të vazhdojmë me fitore.

….ndikimi i publikut….

Ennur Totre“Ne jemi në seri shumë të mirë dhe besoj se do të vazhdojmë kështu. Ne kemi nevojë sa më shumë tifozë të vijnë në stadium dhe të na mbështesin. Normal përkrahja e tyre është motiv shtesë për ne.”

….fitohet Shkupi me mbështetjen e publikut?….

Ennur Totre“Po, shpresoj që me përkrahjen e “Ballistëve” dhe publikut tre pikët të mbesin në Tetovë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME