Doriev: Të marrim maksimumin të dielën, në pranverë përmirësohen gabimet e vjeshtës

No image

Kuqezinjtë janë duke u përgatitur për ndeshjen e fundit të gjysmësezonit vjeshtor, kur të dielën në Shkup përballemi me Makedonija Gj.P.. Duke qenë se në xhiron e 18-të Shkëndija është e lirë, dueli i kësaj fundjave në Shkup është i fundit për kuqezinjtë në vitin 2022. 

Duam ta mbyllim vitin me fitore dhe jemi duke menduar pozitivisht për të shkuar në Shkup, të japim maksimumin e mundësive tona dhe të marrim rezultatin e dëshiruar. Pastaj pason pauza ku do të kemi kohë për të reflektuar, të analizojmë mirë gjërat dhe të përgatitemi që në pranverë të kompensojmë gjithë atë që lëshuam gjatë vjeshtës”, shprehet sulmuesi Ljupço Doriev. 

Sipas sulmuesit, rezultatet e Shkëndijës nuk korospondojnë me mundësitë reale të skuadrës, mirëpo ajo që ka kaluar nuk mund të kthehet dhe kuqezinjtë duhet të shikojnë përpara për të performuar në lartësinë e duhur në pjesën e dytë të kampionatit.

“U paraqitëm shumë mirë në Evropë dhe më pas mbase lodhja na nxori nga rritimi ku nuk arritëm të kthehemi e të krijojmë vazhdimësi rezultatesh. Besoj fuqishëm se potenciali i Shkëndijës nuk është ky që tregojnë rezultatet e arritura në gjysmëstinorin vjeshtor. Por ajo që iku nuk kthehet më, duhet të shohim para dhe të përmirësohemi në vazhdim”, përfundoi Doriev.

Kuqezinjtë deri në ndeshjen e të dielës me Makedonija Gj. P. në Shkup kanë edhe dy seanca stërvitore dhe të premten e të shtunën stafi teknik do të përmbyllë përgatitjet për ndeshjen e fundit të vitit 2022. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME