Deklarata | Vane Krstevski flet për golin e parë zyrtar me Shkëndijën

No image

Ndeshja e të dielës me Bregallnicën mbetet e veçantë për sulmuesin anësorë të Shkëndijës. Vane Krstevski ndoshta ishte lojtari më i mirë i fitores 4:1, derisa spikati me gol, asist dhe disa lëvizje të bukura që provokonin kënaqësi e duartrokitje nga ana e publikut. Në minutën e 7-të realizoi golin e parë zyrtar me fanellën e Shkëndijës, derisa 11-të minuta më vonë asistoi bukur për Ademin në golin e dytë. Deri në fund shënuam edhe dy herë me Shalën e Aganspahiçin, derisa për mysafirët realizoi ish-sulmuesi kuqezi, Remzifaik Selmani. 

…fitorja…

Vane Krstevski: “Në radhë të parë jam i lumur që fituam, ky ishte qëllimi i parë. Mendoj se kemi realizuar atë që kërkoi trajneri. Jam i lumtur gjithashtu për golin tim të parë. Shpresoj të ketë edhe shumë gola.”

…publiku vlerëson paraqitjet e mira…

Vane Krstevski: “Si që thash jam i lumtur për golin tim. Më vjen mirë që publiku më pranoi dhe më mbështeste gjithë ndeshjen për të patur motiv më të madh, të përparoj dhe të shënoj gola në këtë ndeshje. Të them të drejtën, jam kënaqur në këtë duel dhe gjithashtu jam i gëzuar që fituam, kjo ishte më me rëndësi.”

…shijove përballjen…

Vane Krstevski: “Sigurisht, ndjehesha bukur derisa luaja, nuk doja të përfundojë ndeshja. Të luhej të paktën edhe pak kohë që të mund të shënoja të paktën edhe një gol, apo të shfaqja edhe ndonjë lëvizje të mirë.”

…vazhdimësia…

Vane Krstevski: “Po, shpresoj që edhe në ndeshjen e ardhshme të shënoj gol apo asist. Më e rëndësishme është të fitojmë.”

Share Now

Related Post