DEKLARATA | Trajneri Beqiri komenton barazimin me Makedonija Gj.P.

No image

Shkëndija u ndal me barazim 1:1 në transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup. Kuqezinjtë në duelin e xhiros së 26-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë avansuan 1:0 me golin e Endrit Krasniqit në minutën e 23-të, derisa përkundër dominimit, rasteve të shumta, pesë shtyllave/traversës, në fund me Gilberton (36’) vendasit morën barazim 1:1. Ndarje e pikëve që nuk len vend për kënaqësi për Shkëndijën, posaçërisht pasi këtë xhiro u mundën dy rivalët për titull, Struga Trim&Lum dhe Shkupi.

….barazim në ndeshje të dominuar.….

Jeton Beqiri: “Ndjej shumë keqardhje sepse krijuam shumë raste shënimi si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. U dënuam nga një goditje standarde të cilën e kishim analizuar mirë, fatkeqësisht patëm problem në mbulimin e lojtarit një për një. Megjithatë mendoj se duhej të realizonim një nga shumë rastet e krijuara, pesë herë kemi goditur kornizën e portës. Kjo është ndoshta ndeshja në të cilën ndjej keqardhje më të madhe që nga ardhja ime si trajaner, për shkak se ishim shumë dominues, posaçërisht deri në momentin kur ishim të barabartë numerikisht në fushë.”

….çka nuk shkoi si duhet.….

Jeton Beqiri: “Unë mendoj se patëm problem me realizimin e rasteve. Thuajse gjithë lojtarët e sulmit kishin mundësi për të shënuar dhe në situata kur nuk shënon, mund të ndodhte edhe të dënohemi me gol të dytë nga kundërshtari edhe pse nuk është se ata patën ndonjë mundësi të theksuar pavarësisht se gjithë kohën kishin një futbollist më shumë. Nuk mund të gjej arsye fikse pse nuk shkoi, përveçse duhet të shfrytëzohen rastet dhe këto ndeshje të mbyllen që në pjesën e parë me një, dy apo tre gola diferencë.”

….gabojnë Struga dhe Shkupi.….Jeton Beqiri:“Gjithë kohën flas me futbollistët duke ju thënë se secila skuadër do të gabojë. Ne sikur mos gabonim sot do të ishim në një situatë jashtëzakonisht shumë të mirë dhe ky fakt më rit keqardhjen për shkak se gjithë këto skuadrat me të cilat luajtëm ne ekipet e kreut, kanë imperativ mbijetesën, ato luftojnë për të mos dalë nga kategoria dhe çdo ndeshje do të jetë shumë e rëndë për gjithë skuadrat. Për atë ndjej keqardhje dhe për më shumë sepse luajtëm mirë për një pjesë të madhe të ndeshjes dhe kjo ndeshje duhej të ishte fituar.”

Share Now

Related Post