Deklarata | Trajneri Beqiri flet pas ndeshjes me Voska Sportin

No image

Barazimi 0:0 në ndeshjen me Voska Sport në Tetovë na len një hap mbrapa në garën për titull dhe trajneri Jeton Beqiri pranon se ekipi nuk është treguar mjaftueshëm i aftë për të treguar lojën e kërkuar. Pavarësisht paraqitjes jo të kënaqshme, duhej të fitonim takimin kur Çinari shpërdoroi penalti 10 minuta para fundit.

…hap fals me Voska Sport…

Jeton Beqiri: “Sigurisht ky ishte hap fals, barazim dëshpërues. Barazim i cili nuk ishte planifikuar. Por kështu e ka futbolli, ne nuk ishim në ditë të mirë. Për dallim nga dy ndeshjet e kaluara kur dominuam me lojë dhe futboll, sot dominuam por nuk ishte ajo Shkëndija të cilën ne e duam. S’kishim agresivitet, për hirë të vërtetës nuk patëm shumë raste për gol, pavarësisht se kundërshtari ishte i vendosur për të marrë barazim, por loja jonë nuk ishte në nivelin e duhur.”

…nuk na ndihmoi as penaltia…

Jeton Beqiri: “Këto ndeshje fitohen edhe kështu, pastaj kur humb edhe penalti atëherë nuk ka çka të komentohet. Sigurisht se presioni është i lartë edhe te futbollistët me eksperiencë, por megjithatë janë gjëra që ndodhin në futboll. Duhej të shënojmë dhe duhej të fitojmë. Pasi nuk shënuam sërish ekzistonte mundësia të dënohemi nga dy raste të pastërta në kundërsulm që kishte Voska.”

Share Now

Related Post