Deklarata | Trajneri Beqiri flet pas ndeshjes me Vardarin

No image

Pas barazimit 1:1 me Vardari në Shkup në ndeshjen e xhiros së 24 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, për kanalin zyrtar të klubit ka folur trajneri Jeton Beqiri.

…komenti për ndeshjen…

Jeton Beqiri: “Realisht ndeshje e komplikuar në të cilën pranuam gol nga një goditje standarde që në kështu takime janë të pafalshme. Për hirë të së vërtetës ne kishim punuar pikërisht për këto situata dhe pikërisht nga ndërprerja pranuam gol. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë, dominuam, barazuam, pastaj mund edhe të fitonim ndeshjen, por para asaj patëm fat kur Cake largoi topin nga vija e portës dhe aty mund të kishim humbur.”

…duhej të ishim më cinikë…

Jeton Beqiri: “Patjetër se po, mirëpo nuk është se kemi shumë futbollistë për të kërkuar topin e gjatë. Lojtarët që kemi mendoj se u munduam t’i shfrytëzojmë, por nuk u futëm mirë në ndeshje, pastaj edhe disa gabime naive te ajo këndore ku pësuam gol na kushtuan. Pas barazimit patëm raste, por aty duhet cinik të jemi, sepse këto ndeshje për ti fituar duhet të shënosh i pari. Ekipi që shënon i pari është në përparësi të madhe. Pastaj sot realisht kishte shumë pak ndeshje aktive. Nuk mbaj mend kur është luajtur më pak futboll se sa sot, për disa arsye që nuk dua t’i komentoj.”

Share Now

Related Post