Deklarata | Trajneri Beqiri flet pas fitores ndaj Bregallnicës

No image

Fitorja bindëse 4:1 me Bregallnicën ka lënë të kënaqur trajnerin Jeton Beqiri, i cili megjithatë kritikon rënien e koncentrimit te skuadra në momente të caktuara pasi kishim arritur epërsi 3:0. Natyrisht vlerëson pjesën e parë kur Krstevski e Ademi na dhanë epësi 2:0, derisa në të dytën realizuan edhe Shala e Aganspahiç për Shkëndijën dhe Selmani për Bregallnicën.

…ndeshja…

Jeton Beqiri: “Normalisht jam i kënaqur pas rezultateve negative që patëm, tre barazime rresht që për ne ishin si humbje. Pastaj kërkesa për rezultat bën që presioni psikologjik të jetë shumë i madh. Prandaj jam i kënaqur si e menaxhuam pjesën e parë, ishim në performansë të mirë, shënuam dy gola, menaxhuam lojën, pastaj në pjesën e dytë dyshoj se pas rezultatit 3:0 te skuadra u paraqit vetëkënaqësi, që realisht nuk duhet të na ndodh.”

…ndryshimet në formacion…

Jeton Beqiri: “Ne kemi shumë futbollistë cilësorë dhe tani do të jemi në një fazë të kampionatit ku të gjithë futbollistët do na duhen. Ndodhin dëmtime, kartona, kemi në plan të bëjmë një rotacion pak më të madh si nga ndeshja në ndeshje, ashtu edhe gjatë vetë ndeshjeve. Besoj se çdonjëri që do t’i jepet mundësia do ta shfrytëzojë në maksimum.”

…fitore për vetëbesim…

Jeton Beqiri: “Besoj se na duhej një fitore e këtillë, një fitore bindëse me lojë të mirë. Ishim të mirë në të parën, me probleme në pjesën e dytë, pavarësisht se edhe në të dytën shënuam dy gola. Por ne do të flasim, do të analizojmë me futbollistët që herave tjera mos na ndodhin lëshime të ngjashme. Gjithsesi është fitore që do na japë qetësi gjatë javës dhe do të mundohemi në ndeshjen e ardhshme të bëjmë maksimumin dhe me një performansë të mirë të marrim fitoren.”

Share Now

Related Post