Deklarata | Shala: “Respektuam ndeshjen dhe fituam me meritë”

No image

Shkëndija menaxhon të fitojë pastër 2:0 Pobedën në xhiron e 25-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë dhe ngjitet në vendin e dytë në renditje, pas gabimit të Shkupit me Skopjen. Kuqezinjtë morën triumfin e 12-të sezonal kur Almir Rexhepi në të parën dhe Adenis Shala në të dytën shënuan golat për suksesin e katërt të njëpasnjëshëm në kampionat.   

….dominim dhe fitore përballë Pobedës….

A. Shala: “Mendoj se sot gjatë gjithë takimit e kemi dominuar kundërshtarin në çdo aspekt. Gjatë pauzës kampionale jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje sepse edhe trajneri vazhdimisht na kujtonte për mos me marrë si ndeshje të lehtë, pasi ekipet që janë poshtë në tabelë dinë të shkaktojnë probleme. Prandaj ne kemi dhënë maksimumin nga vetja dhe mendoj se me plotë meritë kemi fituar ndeshjen“

….goli i 5 sezonal, por i pari në Tetovë….

A. Shala: “Prej kur kam ardhur në Tetovë publiku më ka pritur shumë mirë dhe përfitoj nga rasti për t’i falemenderuar shumë nga zemra. Ndjehem shumë mirë në Tetovë prej ditën e parë që jam këtu dhe ndjehem shumë i lumtur që shënova golin e parë në Tetovë. Realisht më ka munguar shumë ky gol para publikut tetovar. Dua të them se sot falemenderoj edhe Zotin sepse kam qenë agjerueshëm, mirëpo deshti Zoti që me ndihmën e Tij edhe të shënoj.“

….seria e fitoreve na afron me kreun….

A. Shala: “Duke llogaritur faktin se kemi akoma shumë ndeshje për të zhvilluar, mendoj se kemi gjasa për titull, mirëpo duhet të shkojmë kështu ndeshje pas ndeshje dhe shpresojmë që së pari ne t’i fitojmë ndeshjet tona dhe pastaj edhe kundërshtarët të bëjnë gabime rrugës. Shpresoj të afrohemi edhe më shumë me kreun e tabelës.”

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME