Deklarata | Shala: I lumtur për golin, por më me rëndësi ka fitorja

No image

Kuqezinjtë me sukses bëjnë detyrën në mesjavë, duke dalë me tre pikë nga përballja e xhiros së 16-të me Rabotniçkin. Shala (59’) dhe Totre (90’+2) realizuan golat e fitores 2:0 me Shkëndijën që tashmë ndan kreun e renditjes me Shkupin me nga 32 pikë të tubuara. 

…fitorja…

Adenis Shala: “Ka qenë ndeshje e vështirë për ne dhe e kemi ditur se do të hasim në rival serioz, sepse Rabotniçki gjithmonë luan futboll të bukur. Mirëpo ne ishim përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje dhe mendoj se me plotë meritë kemi fituar.”

…i lumtur për golin…

Adenis Shala: “Kuptohet se kur shënoj jam i lumtur, mirëpo më e rëndësishme është që ne sot e fituam ndeshjen. Jam i lumtur poashtu për Totren që shënoi, ashtu si për vetveten. Falënderimi i takon vetëm Zotit. Fitore me rëndësi, pavarësisht faktit se kush shënoi apo kush asistoi.”

…goli i parë me kokë?…

Adenis Shala: “Jo, kam bërë edhe gola tjerë me kokë. Sa e mbaj mend unë, kam shënuar me kokë edhe kundër Pandevit (AP Brera). Gola me kokë bëj rrallë, por ja sot ndodhi shënova me kokë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME