Deklarata | Qatip Osmani flet pas barazimit me Bregallnicën

No image

Barazimi 0:0 përballë Bregallnicës në Tetovë ka lënë të pakënaqur trajnerin e Shkëndijës, Qatip Osmanin, i cili vlerëson se skuadra duhet të përmirësohet në fazën ofenzive dhe në realizimin e shanseve të krijuara.

….raste po, mungon goli….

Q. Osmani: “Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e duhur, na mungonte kreativiteti, ajo ideja për ta përfunduar aksionin. Ndërkohë në pjesën e dytë kishim përmirësim, kishim disa raste 100% të cilat nuk arritëm ti shfrytëzojmë. Megjithatë, mendoj se Shkëndija e meritoi fitoren“

….mungesë fati apo dekocentrim para portës….

Q. Osmani: “Mendoj se janë të dyjat. Mungesë fati, por edhe dekoncentrim në momente të caktuara“.

….si mund të përmirësohet mosefikasiteti….

Q. Osmani: “Sigurisht se ne u munduam edhe me ndërrimin e disa futbollistëve që ta përmirësojmë efikasitetin, megjithatë nuk ia arritëm qëllimit, por është evidente se efikasiteti jonë nuk është i duhur edhe pse në dy ndeshjet e fundit shënuam mjaft gola“.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME