Deklarata | Nuhiu flet pas ndeshjes me Shkupin

No image

Shkëndija nuk arriti të merr objektivin e dëshiruar në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut me Shkupin në Çair. Një gol i Trapanovskit në minutën e 38-të vendosi fatin e takimit, me kuqezinjtë që duket se vuajtën shumë mungesat e Krasniqit, Qakës e Maksimovit. 

…vendosi një episod i ndeshjes…

Ardian Nuhiu: “Mendoj që djemt dhanë maksimumin, sot ky ishte maksimumi jonë. Vendosën aftësitë individuale të një futbollisti. Djemt luftuan me të gjitha forcat që kishin. Nuk diskutohen mungesat që kishim sot, e dijmë që janë të rëndësishëm për skuadrën tonë, por u munduam me të gjitha forcat që kishim dhe futbollistët e rinj ti aktivizojmë që të marrim barazimin, megjithatë nuk arritëm.”

…çka mund të bëhej ndryshe?…

Ardian Nuhiu: “Personalisht mendoj se kemi bërë gjithçka si staf. Jemi munduar me të gjitha forcat që kemi ti shfrytëzojmë, kemi rrezikuar aq shumë, madje edhe kundërshtarit i dhanë hapësirë më tepër në pjesën e dytë, ku na rrezikuan me kundërsulme. Tentuam me gjithçka që të pakten mos mposhtemi, por nuk ja arritëm. Mendoj që nuk ka vend për dëshprim, kampionati është i gjatë, duhet sa më shpejt ta harrojmë këtë ndeshje, sepse të dielen na pret takimi i radhës. Të mbyllim gjysmëstinor dhe pastaj do ti shikojmë analizat dhe padiskutim që duhet të freskojmë skuadrën, të marrim disa futbollist në ato pozita në të cilat mendoj që duhet të reagojmë dhe të vazhdojmë garën.”

Share Now

Related Post