Deklarata | Florent Ramadani: Kualifikim i merituar, i lumtur që shënuam dy vëllezërit

No image

Asnjë problem për Shkëndijën në 1/8 e finales së Kupës, pasi avanson në çerekfinale pas fitores 5:0 sot përballë Skopjes në Tetovë. Shala e Doriev, si dhe nga dy penalti Stojanovski e Reshat Ramadani në të parën u kujdesën për epërsi të thellë 4:0, ndërsa në të dytën super gol shënoi Florent Ramadani për fiksim të rezultatit final 5:0. Pas ndeshjes ka folur autori i golit të pestë, që ka lavdëruar performansën e skuadrës. 

….fitorja dhe kualfikimi….

F. Ramadani: “Mendoj se e merituam fitoren, dhe dominuam kundërshtarin gjatë 90-të minutave. E bëmë më të mirën nga vetja, duke realizuar detyrat që na dha stafi teknik dhe në fund rezultati tregon se ishim në nivelin e dëshiruar“. 

….epërsia e lartë mundësi debutimi për të rinjtë….

F. Ramadani: “Po sigurisht, mendoj se ata që nisën takimin e bënë detyrën e tyre, gjithashtu edhe ne që u futëm në lojë në fillim të pjesës së dytë ishim në nivel duke krijuar qetësi që mundësoi aktivizimin e të rinjëve. Mendoj se gjithmonë duhet të krijojmë kushte për tu dhënë shansin më të rinjëve të tregojnë veten e tyre“.

….super goli dhe realizimi i vëllezërve Ramadani….

F. Ramadani: “Po, realisht më kishte munguar një gol si ky. Shpesh provoj me goditje të tilla dhe më vjen mirë që kësaj here topi përfundoi aty ky doja. Jam shumë i lumtur që shënuam edhe unë edhe Reshati dhe besoj se edhe familja do të jetë e lumtur. Falënderoj Zotin që na mundësoi këtë gjë“.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME