DEKLARATA | Cake: Po kthehet Shkëndija që duam

No image

Autori i golit të dytë të kuqezinjëve në fitoren 6:1 ndaj Sileksit ka lavdëruar skuadrën për performansën e sotme, derisa beson se ekipi ka forcë të vazhdojë me paraqitje pozitive në 6 ndeshjet e fundit të sezonit kur gara për titull po bëhet gjithnjë e më e zjartë. Shkëndija sot shkëlqeu kur shënuam plot gjashtë herë me Krasniqin (dy gola), Caken, Aganspahiçi e Florent Ramadani, si dhe autogoli i boshnjakut Trako. Për Sileksin shënoi Eftimov.

….fitorja.….

Klisman Cake: “Ishte ndeshje e mrekullueshme nga ana jonë, rezultati flet vetë. U komplikua pak ndeshja kur u bë 1:1, por të gjithë besonim se do të shënonim sërish dhe do ta fitonim këtë takim. Në bazë të paraqitjeve të fundit kishim besim se do shënonim për fitore.”

….Shkëndijë ofenzive nga fillimi.….

Klisman Cake: “Është një përgatitje nga ana jonë që e kemi ushtruar edhe në seancat stërvitore dhe bazuar edhe në paraqitjet e fundit vazhdojmë me presion të lartë në zonën e kundërshtarit dhe rezultoi me sukses. Jemi Shkëndija dhe dihet se do bëjmë presion dhe do shkojmë në fitore që në fillim.”

….gjemë formën në momentin e duhur.….

Klisman Cake: “Besoj se po, duke pa edhe ndeshjet e fundit, pavarësisht asaj që ndodhi në Gjorçe, kur fati nuk ishte në anën tonë, por të gjithë e panë se çfarë lojë kemi bë. Besoj se kthehet Shkëndija që duhet.”

….rigjen golin.….

Klisman Cake: “Shumë i kënaqur, por më i kënaqur për tre pikët. Sigurisht më gëzoi edhe goli që erdhi pas disa ndeshjeve kur kam agjëruar në aspekt të golave, por ja u ktheva. Më me rëndësi të fitojë Shkëndija, por unë do vazhdoj të shënoj sepse kam një të keqe, kur bëj gol, pastaj kam seri (qeshet).”

Share Now

Related Post