Deklarata | Ardian Nuhiu flet pas ndeshjes me Sileksin

No image

Humbja e parë në sezonin e ri ka sjellë jo pak dëshprim në taborin kuqezi, pasi u duk se skuadra po shkonte drejt një tjetër përmbysje dhe fitoreje në çastet e fundit. Epërsisë së vendasve me Milosavleviçin i’u përgjigjëm me golin e barazimit nga Cake në minutën e 88-të. Aty i hodhëm në sulm në kërkim të tre pikëve, por kësaj rradhe minutat shtesë do të ishin ndëshkim për ne duke pranuar gol për humbje 2:1 (Llazareviç shënoi për vendasit). 

…humbja e parë sezonale…

A. Nuhiu: “E dinim se do të vinte një ditë edhe humbja e parë, por unë personalisht mendoj se ndeshjen më të mirë apo më mirë të interpretuar nga skuadra jonë sot e humbëm. Personalisht mendoj se në ato goditjet nga distanca duhej të ishim më të kujdesshëm dhe më agresim për mos me lejuar ta godisnin portën, por sa i përket skuadrës tonë mendoj se kemi ndërtuar shumë mirë, kishim qarkullimin e topit, gjatë gjithë kohës kemi qenë në kërkim të golit dhe në momentin që barazuam menduam se do të merrnim edhe fitoren. Por jo që shkuam me çdo kusht ta merrnim sepse realisht mbrojtja ishte e pozicionuar dhe secili ishte në pozitën e vet, por thjesht ashtu si kemi marrë fitore në fund të takimeve, ja sot erdhi ndëshkimi.”

…gabaum që besuam të përmbysja…

A. Nuhiu: “E thash unë po kërkoja që ta fitonim takimin, sepse më vinte keq për futbollistët të cilëve edhe në pauzë ju thash se këtë takim ne do ta fitojmë për mënyrën se si jemi duke qarkulluar topin dhe mënyrën si kemi në kontroll gjithçka, përveç minutave të para kur na goditën traversën, pjesa tjetër ishte shumë mirë e menaxhuar nga skuadra jonë. E theksova se në atë pozicion ku ne pranuam golin e dytë ishte e vendosur mbrojtja, aty ishte mbrojtësi ynë i majtë në pozicion, por thjesht nuk arritëm ta eliminonim atë mundësi.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME