Deklarata | Ardian Nuhiu flet pas barazimit me Shkupin

No image

Shkëndija ka barazuar pa gola (0:0) me Shkupin në duelin e zhvilluar në Tetovë në kuadër të xhiros së 6-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kuqezinjtë në pjesën e dytë shkuan pranë golit të fitores me Maksimovin dhe Çonarin, mirëpo në fund duhej të kënaqemi me barazim 0:0.

…barazim pas 4 fitoreve rresht…

A. Nuhiu: “Mendoj se kjo ndeshje e arsyetoi epitetin derbi. Ishte një pjesë e parë e luftuar shumë nga të dyja skuadrat. Mendoj se në pjesën e parë ishim të barabartë, ndërsa në pjesën e dytë ishim më lartë se kundërshtari, e donim më tepër fitoren, por thjesht nuk arritëm të realizonim nga rastet që i krijuam.”

…keqardhje që s’fituam…

A. Nuhiu: “Patjetër se më vjen keq që nuk dolëm me tre pikë sepse luftuam shumë dhe krijuam raste për të fituar përballë një kundërshtari që realisht e shofim pretendent dhe do të luftojmë deri në fund me ta. Por më pëlqen grinta e skuadrës, dëshira për ta fituar ndeshjen, ishim agresiv dhe pjesën e dytë nuk kemi lejuar hapsira për kundërshtarin. Ishte mungesë përqendrimi, e di se lojtarët që kishin rastet donin të shënonin më shumë se çdo kush tjetër, por jo gjithmonë do të realizojmë nga rastet e krijuara.”

…pauza në moment të duhur…

A. Nuhiu: “Mendoj që po edhe për shkak të disa shqetësimeve që kemi pasur me lojtarë të lënduar. Sot para se të nis ndeshja Rexhepi u ankua në shqetësim në muskul, gjithashtu edhe Qakën nuk e kishim të gatshëm për të nisur nga fillimi. Ai rrezikoi gjithçka për skuadrën. Pa diskutim se është gjë e mirë që vjen pauza, pasi do kemi kohë për rikuperim, do punojmë në pikat ku duhet të përmirësohemi dhe të vazhdojmë kampionatin pas pushimit po në këtë formë, apo edhe më lartë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME