PREVIEW CUP SEMI-FINAL 1st LEG | Vardar v Shkëndija

No image

“Kuqezinjtë” të mërkurën në Shkup përballen me Vardarin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Takimi luhet në “Telekom Arena” me fillim në orën 14:00. Shkëndija mbron trofeun, pasi triumfoi në këtë garë edicionin e kaluar.

 Shkendija preparing fro cup clash against Vardar

Futbollistët e Shkëndijës kanë përfunduar përgatitjet për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës. Skuadra kërkon të lë pas humbjen e të dielës në kampionat dhe përmes kësaj përballje të kërkohet rikthimi në rrugën e suksesit. Stafi teknik ka punuar me futbollistët në aspekt psikik dhe taktik, ndërsa akcent i është kushtuar eliminimit të gabimeve që u paraqitën në takimin e fundit. Bilansi shëndetësor është pozitiv, pasi të gjithë lojtarët janë në disponim të trajnerit Brdariç, ndërsa nuk ka as lojtarë të pezulluar. Shkëndija kërkon të mbrojë trofeun e Kupës së Maqedonisë të fituar sezonin e kaluar të kësaj gare.

Shkendija preparing fro cup clash against Vardar

Përballja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, Vardari-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, me fillim në orën 14:00. Ndeshja e kthimit do të luhet në Tetovë më 19 prill.