Caktojmë rivalët për 5 ndeshje kontrolluese

No image

Shkëndija do të ndeshet me 5 skuadra që gjithashtu marrin pjesë në Kupat e Evropës, në takimet kontrolluese të fazës përgatitore. 

Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet verore me intensitet të shtuar, derisa stafi teknik në planprogram ka paraparë që përmes 5 ndeshjeve kontrolluese të kërkohet ndërtimini formës optimale deri në ndeshjen e parë eliminatore të UEFA Conference League. 

Ashtu si Shkëndija, edhe pesë ekipet rivale në ndeshjet kontrolluese po bëhen gati për paraqitjen e tyre në Kupat e Evropës. 

Ndeshjen e parë kontrolluese kuqezinjtë e luajnë të shtunën e ardhshme (15.06.2024) kur në Tetovë presim fituesin e Kupës së Maqedonisë, Tikveshin. Gjashtë ditë më vonë (21.06.2024) në Strugë ndeshemi me Tiranën, kurse më 25 qershor në Ohër luajmë përballë Llapit të Podujevës. Serinë e ndeshjeve kontrolluese e vijojmë me duelin në Tetovë ndaj Dritës së Gjilanit (29.06.2024), për ta mbyllur me provën gjenerale kundër Partizanit të Tiranës më 3 korrik në Pogradec. 

Ndeshjet kontrolluese të fazës përgatitore:

15.06.2024 Shkëndija-Tikveshi    (Tetovë – 17:30)

21.06.2024 Shkëndija-Tirana       (Strugë – 17:00)

25.06.2024 Shkëndija-Llapi         (Ohër – 16:30)

29.06.2024 Shkëndija-Drita         (Tetovë – 17:30)

03.07.2024 Shkëndija-Partizani  (Pogradec – 17:00)

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJA