Bejtullai, Maksimov e Jakupi me ftesa nga ekipet përfaqësuese

No image

Bejtullai do të jetë pjesë e përfaqësueses A për ndeshjet me Maltën e Ishujt Faroe, derisa Maksimov me përfaqësuesen U21 do të luaj 3 kontrolluese në Antalia. 

Pauza ndërkombëtare shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese do të gjejë disa futbollistë të Shkëndijës të angazhuar me reprezentacionet e vendit. Bejtullai, Maksimov e Kaba-Jakupi kanë marrë ftesë për tu bashkuar me përfaqësueset A, U21 dhe U18.

Egzon Bejtullai ka marrë ftesë nga seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut për ndeshjen kualifikuese për EURO 2024 me Maltën dhe miqësoren me Ishujt Faroe. Të dyja ndeshjet do të luhen në Shkup, derisa shkaku i lëndimit pjesëmarrjen te të njejtat e ka anuluar Ljupço Doriev. 

Metodi Maksimov do të jetë pjesë e përfaqësues së Maqedonisë për ndeshjet kontrolluese me Letoninë, Finlandën dhe Sllovakinë që do të luhen në Antalia të Turqisë. 

Lorik Kaba Jakupi grumbullohet me përfaqësuesen U18 të Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet kontrolluese me Azerbajxhanin në Baku. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME