
Egzon Bejtullai ka kompletuar 303 paraqitje zyrtare me fanellën e Shkëndijës, ndërsa 204 përballje ka zhvilluar Mevlan Murati.
Pak para fillimit të ndeshjes të xhiros së 30-të në LPFM ndërmjet Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P. në një mini ceremoni u shënua arritja e ndeshjeve jubile në fanellën e Shkëndijës për dy futbollistë kuqezi. Egzon Bejtullai dhe Mevlan Murati pranuan nga ana e klubit dhurata përmes së cilave do tu mbeten të memorizuara jubiletë e ndeshjeve të luajtura për Shkëndijën deri në këtë fazë të karrierës.
Drejtori Sportiv i Shkëndijës, Harun Isa u dorëzoi nga një fanellë të klubit, Bejtullait me numrin 300, ndërsa Muratit me 200-shen. Kështu dy lojtarët do të kenë kujtim për kalimin e kufirit të 300 gjegjësisht 200 ndeshjeve të luajtura me klubin tonë.
Egzon Bejtullai kundër Makedonija Gj.P. luajti ndeshjen zyrtare numër 303 me fanellën e Shkëndijës. Kjo ishte paraqitja e tij e 239 në kampionat, ndërsa ka të zhvilluara edhe 20 ndeshje në Kupën e vendit dhe 44 në eliminatoret e Kupave të Evropës.
Mevlan Murati ka të luajtura 204 përballje zyrtare me Shkëndijën. 163 herë është paraqitur në kampionat, 11 ndeshje ka luajtur në Kupën e Maqedonisë, derisa numëron 30 paraqitje në Kupat e Evropës.
Nga KF Shkëndija urojmë dy futbollistët për jubiletë e arritura, duke ju dëshiruar shumë suksese të reja në të ardhmen.
