Bejtullai dhe Doriev ndër më të mirët në formacionin e përfaqësueses

No image

Dy anëtarët e Shkëndijës u paraqitën me nota shumë pozitive në përballjen e ekipit përfaqësues kundër Bullgarisë në Ligën e Kombeve.

Rikthim pozitiv i Egzon Bejtullait në përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi kuqezi luajti për përfaqësuesen për herë të parë pas kampionatit Europian “Euro 2021” dhe bashkë me Visar Musliun kishin notën më të mirë në formacionin e Maqedonisë së Veriut në takimin me Bullgarinë (0:1) në kuadër të Ligës së Kombeve.

Bejtullai ishte titullar dhe u paraqit gjatë gjithë ndeshjes. Pas një kohe më të gjatë minuta edhe për Ljupço Dorievin. Sulmuesi anësor u inkuadrua në lojë në minutën e 61 dhe hyrja e tij në fushë ngjalli intensitetin e sulmeve drejt portës bullgare.

Ndërkohë në pauzën ndërkombëtare me shpresat e vendit ishin angazhuar edhe Reshat Ramadani (U21), Dashmir Elezi (U19) dhe Zani Nazifi (U19).

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME